Bare vetëm 15 minuta në gjyq, largohet nga seanca

Aldo Bare, ose i njohur ndryshe si drejtuesi i bandës së Lushnjes është paraqitur në seancë gjyqësore, por për shkak të gjendjes së mirë jo shëndetësore ka lënë seancën duke kërkuar që ajo të mos vazhdojë pa prezencë të tij. Ndërkohë, kryesusja e trupi gjykues Fatmira Hajdari ka kërkuar që seanca të vazhdoja në mungesë të Aldo Bares dhe avokati i tij Vladimir Meçe ka kërkuar pavlefshmëri të akteve si dhe pushimin e çështjes, pasi sipas tij prokuroria ka realizuar një sërë shkeljesh gjatë procedurave të hetmit, komunikimit të akuzës ndaj klientit të tij apo edhe deri të dërgimi i dosjes në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Por pas këtyre kërkesave të bëra nga avokati, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e seancës pasi duhet të njihet me kërkesat e bëra nga mbrojtesi i Alfred Shkurtit. Madje pas përfundimit të seancës avokati Vladimir Meçe ka treguar për gjendjen jo të mirë shëndetësore të drejteusit të bandës së Lushnjes si dhe kushtet që ai mbahet në një dhomë izolimi në paraburgimin 313 në Tiranë.
Ndërkohë Aldo Bare akuzohet për një sërë akuzash për mbi 15 vrasje dhunim varrezash, krijimi grupit të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera penale. Ndërsa për zhvillimin e gjyqit Aldo Bare është paraqitur dy herë përpara togave të zeza.