Berisha PS ka frike nga hetimi

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se opozita ka frike nga hetimi. Sipas tij 11 here ka kerkuar ngritjen e komisioneve hetimore dhe te gjitha heret mazhoranca ka qene e gatshme por opozite ka frike nga dalja e fakteve. Kreu i qeverise nuk kurseu as ironine me opoziten ndersa i krahasoi politikat e saj me nje dasme shqiptare ku ne vend te lekeve hidhen leje ndertimi. Do tju rrefej nje gje shume interesante. Nje dite po shihja videon e nje dasme nuk ka gje me te bukur se dasma. Te dashur deputete cfare pashe ne kete dasme. Kur Lady nusja i kendonte Alejandros Napolonin nuk po hidheshin napolona por leje ndertimi. Aty po hidheshin leje ndertimi dhe dasmoret qe iu versulen nuses i rrembyen edhe stolite te cilat ia kthyen por jo lejet e ndertimit. Kjo eshte arsyeja miqte e mi pse ju nuk beni dot qofte dhe nje hetim te vetem se ju dalin video si kjo. Po po se ne vend te napolonave kur kerceni Napolonin ju dalin lejet e ndertimit - tha kreu i qeverise.