E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE voton pro heqjes se vizave per shqiptaret

Komisioni i Politikes se Jashtme 43 vota pro liberalizimit

Parlamenti Evropian eshte pro liberalizimit te vizave per shqiptaret. Kjo gje u vertetua me se miri dje kur Komisioni i Politikes se Jashtme te Parlamentit Evropian miratoi opinionin per propozimin e Komisionit per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Ky vendim i rendesishem per vendin tone kaloi nga europarlamentaret me 43 vota pro 2 kunder dhe vetem 3 abstenime cka flet per mbeshtetjen qe ata i japin procesit te heqjes se vizave per vendin tone ne nje kohe sa me te afert. Vetem para pak ditesh raporti paraprak iu paraqit Komisionit te Ceshtjeve te Brendshme dhe Sigurise ne PE nga europarlamentarja Tanja Fajon e cila u shpreh saktesisht se nuk ka me vend per vonesa dhe se Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina tashme meritojne qe tu hiqet regjimi i detyruar i vizave me Bashkimin Evropian. Komisioni i Politikes se Jashtme si ai i Ceshtjeve te Brendshme dhe Sigurise ne PE ka arritur ne perfundimin se si Shqiperia ashtu edhe Bosnja i kane plotesuar kushtet per heqjen e vizave duke theksuar se vendi yne ka bere progres mjaft te mire. Parlamenti Evropian edhe pak dite me pare ka vene ne dukje se misioni faktmbledhes ne te dyja vendet ka rezultuar pozitiv duke shtuar se pergezojne te dyja vendet per plotesimin e kushteve per heqjen e vizave. Raportuesja per Shqiperine Tanja Fajon i ka prezantuar Komitetit te Ceshtjeve te Brendshme dhe Sigurise ne Parlamentin Evropian konkluzionet qe ekspertet e BE-se kane nxjerre gjate vezhgimit te tyre ne Shqiperi gjate kesaj vere mbi plotesimin e kushteve per te merituar liberalizimin e vizave duke pergezuar palen shqiptare per gjithcka ka bere te mundur deri tani. Znj. Fajon beri te qarte se tashme procesit te liberalizimit te vizave per keto dy vende po i vjen fundi dhe duhet gjetur nje zgjidhje edhe per Kosoven. Sipas ketij raportimi te kryer nga europarlamentarja Tanja Fajon autoritetet shqiptare duhen pergezuar per punen optimale qe kane bere ne permbushjen e kushteve per heqjen e vizave. Nga ana e saj Fajon ka vene ne dukje faktin se tani qe jane plotesuar kushtet nuk duhet te kete me vonesa per heqjen e vizave. Me tej ajo ka shtuar Duhet gjetur nje mekanizem per te perfshire edhe Kosoven ne kete proces. Pas ketij prezantimi te Fajonit Komiteti per Drejtesine dhe Punet e Brendshme do te dergoje nje forme te plote te konkluzioneve tek Kolegji i Komisionereve i cili do te jape opinionin e tij. Me tej rekomandimi i Komisionit do te kaloje per votim ne Parlamentin Evropian i cili me pas do tia dergoje ministrave te Brendshem te BE-se per nje vendim perfundimtar per heqjen ose jo te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Nderkohe Komisioni Evropian do ti paraqese ne shtator Parlamentit Evropian raportin ne lidhje me liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen dhe me pas ky raport do tu paraqitet te gjitha vendeve te Bashkimit Evropian. Pritet qe vleresime pozitive te jepen dhe ne 13 shtator nga Komisionit i Puneve te Brendshme Drejtesise dhe Lirive Civile te PE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›