Patozi Rinumerojme cdo vote nese konstatohen deformime

Mazhoranca eshte e gatshme te beje edhe rinumerimin e votave nese ligjerisht konstatohen deformime. Ky pohim u be dje nga kreu i deputeteve demokrate Astrit Patozi. Sipas tij mazhoranca nuk ka asnje kompleks per transparencen e gjithckaje qe ka te beje me pergjegjesite e saj dhe te institucioneve te shtetit shqiptar dhe ketu perfshihen pa dyshim edhe zgjedhjet e 28 qershorit. Dhe kjo eshte kaq e vertete sa ne jemi plotesisht te gatshem qe ne rast se merret nje pergjigje pohuese nga Komisioni i Venecias te shkojme pertej pretendimeve te sotme dhe te djeshme te Partise Socialiste por te rinumerojme cdo vote dhe te ndryshojme edhe vete rezultatin ne rast se do te konstatohen deformime qe e kerkojne nje gje te tille. Jemi gjithashtu te gatshem ta ngreme komisionin menjehere sapo te plotesohen procedurat ligjore dhe te hetojme te gjitha ceshtjet e kerkuara nga opozita brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues te vendit - deklaroi Patozi.