Berisha: PS kreu misionin e bllokimit

“Me Vangjel Ndrekën Rama po lan duart pas krimit”
Një ditë pas 20 nëntorit, datës kur duhej të vendosnim për miratimin e ligjeve të statusit, Rama urdhëroi Ndrekën të tërhiqet nga padia e Fierit
“Mos votimi i tre ligjeve ishte një qëndrim absurd dhe i papërgjegjshëm”. Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, lidhur me qëndrimin e PS-së për të bllokuar votimin e tre ligjeve në Kuvend, e për rrjedhojë dhe statusin e vendit kandidat, me çështjen e qarkut Fier. Me një gjuhë të ashpër dhe kritike, kreu i mazhorancës qartësoi për opinionin publik se përdorja si alibi e një çështje lokale nga ana e PS-së, për të penguar miratimin e ligjit ishte një intrigë e turpshme, duke i shtuar këtu dhe momentin e tërheqjes së Ndrekos nga gjykimi i çështjes. “Shpreh keqardhje për qëndrimin e kryetarit të PS-së, i cili me një qëllim jashtëzakonisht do të thosha absurd dhe jo të përgjegjshëm bllokoi votimin e tre ligjeve që ishin kërkuar nga KE që të votoheshin deri më 20 nëntor në mënyrë që Komisioni Evropian të merrte mesazhin e plotësimit të kritereve të kërkuara prej tij. Është një gabim politik fatal duke menduar se kjo do të dëmtojë qeverinë, duke përdorur një çështje lokale pa asnjë lidhje me procesin e integrimit. Sot një ditë pas 20 nëntorit datë e fiksuar në raportin e KE, data që duhej të ishin votuar ligjet, përmes një intrige të turpshme dhe të paimagjinueshme, Rama urdhëroi Vangjel Ndreko të tërhiqet nga padia gjyqësore. Me këtë Rama tha: misioni i u krye, nuk na duhet më Fieri”, vuri në dukje Berisha. Sipas tij, tërheqja e Ndrekës do të thotë të lash duart pas krimit. Madje, duke iu referuar pikërisht këtij skenari, kreu i ekzekutivit pa të arsyeshme të kujtojë shprehjen e Konicës, “Zoti e ruajt Shqipërinë nga shqiptarët”.
...