E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i shtetit, sot biseda të veçanta me kryetarët e grupeve kuvendore

20-11-2012 / Gazeta 55

Kryeprokurori, Presidenti Bujar Nishani nis sot konsultimet me partitë parlamentare

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë sot takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, të cilat synojnë të evidentojnë vlerat me të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Takimet do të zhvillohen në mjediset e Presidencës dhe zyra e shtypit pranë këtij institucioni zbardh axhendën e takimeve:

Ora 10:00 - Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Ora 11:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Ora 12:00 – Takim me Kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për. Integrim, Lefter Koka.
Ora 13:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Ora 14:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Ora 15:00 – Takim me Kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›