E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha PS kunder ligjit per interesa mafioze

Ruci Plehrat ligji i pare qe do te anulojme kur te vijme ne pushtet 8 ore debat 73 vota kunder dekretit te Presidentit per mbetjet

Kryeministri Sali Berisha garanton shqiptaret se thelbi i ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve eshte mbrojtja e Shqiperise nga mbetjet toksike. Sipas tij ligji imponon qeverine te mos lejoje importimin e mbetjeve toksike nderkohe qe ne vitin 2003 ishin socialistet qe lejuan futjen ne vendin tone te plot 434 lloj mbetjesh dhe jo 50 sa lejon ky ligj i cili eshte teresisht ne perputhje me konventat e Bashkimit Evropian. Por sipas kreu te qeverise partia e plehut e cila de fakto u themelua dje ne Kuvend vijon me shpifjet e saj. Ai garantoi se trenin e Evropes nuk do te mund ta ndale kush. Menjehere pas fjales se tij reagoi kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci sipas te cilit opozita nuk do te lejoje importin e plehrave. Ai garantoi se ky ligj do te jete i pari qe do te rrezohet sapo opozita e sotme te vije ne pushtet. Por per Kryeministrin Berisha socialistet jane kunder ligjit per te mbrojtur interesat mafioze. Pas debateve qe zgjaten per rreth 8 ore Kuvendi rrezoi me 73 vota dekretin e Presidentit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve ndersa pro tij votuan 59 ligjvenes.

Debatet ne Kuvend

I gjithe problemi i socialisteve ishte se do vendoset vendimi i qeverise si kusht per cdo import dhe kete keta nuk e kane nga urrejtja ndaj meje por e kane nga dashuria qe importuan per plehrat para ketij vendimi sepse kane frike se do te shkurtojne interesat lobiste te tyre sepse ligji i disiplinon importet ne menyren me te hekurt dhe ata kane interesa mafioze - u shpreh Kryeministri Berisha ne mbyllje te debateve te djeshme ne Kuvend per ligjin e mbetjeve. Ai premtoi se do te bashkepunoje edhe me shoqerine civile per cdo mbetje. Ne replike ndaj Kryeministrit reagoi kryetari i grupit kuvendor socialit Gramoz Ruci i cili u shpreh Kryeminister qytetaret thone mos u ngopsh edhe nga plehrat do te fitosh. Po mire punet e tjera qe aq di dhe aq ben por si ka mundesi qe e kthen ne tragjedi ekologjike si vend si mjek jo si Kryeminister. Kur ke pasur te drejte kur ke thene qe ne 2004 qe importi i plehrave eshte katastrofe ekologjike apo sot ndryshoi. Shoqeria civile kerkon anulimin mirato dekretin e Presidentit. Ndersa me heret Berisha akuzoi opoziten se po themelon partine e plehut.

Sot kjo dite shenon de fakto themelimin e Partise se plehut ne kete salle. Pasi u themelua Aleanca e Plehut shpertheu epidemia. O burra te gjejme vota ne plehra... po rremohet po kerkohet qe ne plehra te mbine particka - deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi se qeveria ka vendosur qe ne Shqiperi te hyjne vetem 50 lloje mbetjesh te cilat do te importohen sipas kushteve te nevojshme per te shmangur cdo rrezik. Sipas listes ne Shqiperi duhet te hyjne 400 mbetje ndersa qeveria ka vendosur qe te pranoje vetem 50 lloje mbetjesh prej te cilave asnjera nuk eshte toksike dhe te gjitha do te hyjne sipas kushteve qe do te percaktoje Keshilli i Ministrave. Asnje prej tyre nuk eshte toksike. Nga keto mbetje jane 37 mije tone mbetje plastike dhe pjesa tjeter alumin plumb tekstil druri dhe magneziumi - tha Berisha ndersa shtoi se opozita del kunder se nuk ka alternativa. Le ti shohim gjerat jashte shpifjeve dhe sharjeve sesa ju sa me shume shpifet aq me lart ecni ne shtyllen e turpit. Opozita nuk ka alternativa per tu paraqitur shqiptareve por e vetmja rruge e tyre eshte krijimi i partise se plehut - tha ai. Kryeministri ka sqaruar nga salla e Kuvendit se ligji ne fjale i imponon qeverise te perjashtoje me vendim te Parlamentit te gjitha plehrat toksike. Kryeministri tha se ky ligj i imponon qeverise qe mbetjet jotoksike te lejohen te importohen jo si u vendos ne 2003-shin kur keta zoterinj ishin ne pushtet dhe duke zgjedhur partine e plehut nuk do ta shohin pushtetin edhe pas 20 viteve. Kryeministri garantoi kontroll te rrepte te importit te mbetjeve. Ne kemi laboratoret qe mund te bejne kontrollet e nevojshme - tha kreu i qeverise. Ai iu drejtua opozites duke i thene se trenin e Evropes sdo mund ta ndale me askush ne kete vend. Me tej ai akuzoi Ramen se pas kalimit nga disfata ne disfate ka urdheruar krijimin e nje partie tjeter. Ju vete krijoni nje realitet qe nuk ekziston dhe i besoni vete atij. Kryetari juaj bie ne gjume si Edi Rama dhe zgjohet njehere si Obama njehere si Merkel apo si Sarkozi. Viti 2013 po vjen dhe ju garantoj se do te dilni minus 300 mije vota ne raport me kete koalicion - e mbylli fjalen e tij Kryeministri Berisha. Por per kreun e ligjvenesve socialiste Gramoz Ruci nuk duhet te lejohet ne asnje menyre importi i plehrave. Neni 49 qe Presidenti ka kundershtuar lejon importin e plehrave. Hiqe kete nen dhe pastaj diskutojme - i eshte drejtuar ai kreut te qeverise. Ruci iu kthye dhe akuzave te Berishes lidhur me sistemin e taksave te propozuara nga PS-ja. Mos te bejme moralizime per kundershtaret politike. Sulmon Ramen se taksa progresive qenka marksiste. Taksa progresive eshte ajo qe ndan prerazi dy alternativat e vendit. Ne nuk do reshtim per te shfrytezuar te gjitha hapesirat ligji i pare qe do anulojme eshte ai i plehrave - tha me pas Ruci por Kryeministri reagoi duke deklaruar se alternativat e ndertuara mbi te pavertetat mashtrimet jane totalisht keshtjella rere dhe asgje tjeter. Sipas tij socialistet kane miratuar ne vitin 2003 nje liste 6 here me te gjate per importin. Une e shoh qe ju po ju ze nje virus i tmerrshem virusi i Blushit. Sa me thelle te shkoni ne kete viroze aq me shume do te shkeputeni nga realiteti - theksoi ai.

Replikat ne Kuvend

Sai Berisha Ju keni vetine qe krijoni nje realitet qe nuk ekziston dhe pastaj ti besoni ketij realiteti sepse kryetari juaj hyn ne shtrat Edi Rama dhe zgjohet Angela Merkel zgjohet Nikola Sarkozi zgjohet Barak Obama. Zoterinj a e kuptoni ju se jetoni ne nje situate te paprecedent per sa i perket realitetit Ju kete realitet doni ta sillni ne Parlament. Nese atij i duket vetja nje here Angela Merkel njehere Nikola Sarkozi njehere Barak Obama njehere David Kameron nderkohe qe fjalimet ia kopjon Ed Milibandit se aty i merr i kopjon dhe vjen e na i lexon.

Gramoz Ruci Ne nuk do te lejojme importin e plehrave aleanca jone sot nuk eshte me asnjeri pervec qytetareve. Ne kundershtojme nenin e kontestuar nga Presidenti Topi qe lejon importin e plehrave ne vend. Nuk mund te pranojme as 400 dhe as 50 lloje plehrash por asnje.

Sali Berisha Tani mos mi keqkuptoni gjerat sepse une e shoh qe ju po ju ze nje virus i tmerrshem dhe eshte virusi i Blushit. Jua them une ju. Sa me thelle te shkoni ne kete viroze aq me shume do te shkeputeni nga realiteti. Pyeteni pak ate zoteri atje ce shtyu te botoje librin e mikut te tij Gjergj Aranitasin beri nje kat te mencur. E beri per tju shpetuar ju per tju kthyer kujtesen se ktheu dot se kryetari eshte ne gare me te. Se fundmi vijme tek pushteti. Tani do tju them ne menyre figurative. E keni lexuar ju librin Plaku dhe deti E keni lexuar e leni lexuar jam i sigurt. Pushteti per ju po behet si peshku i plakut.

Mazhoranca Ligji i mbetjeve sipas standardeve evropiane

Ligji Per menaxhimin e integruar te mbetjeve ploteson nje tjeter detyrim per rrugen e integrimit. Keshtu deklaroi dje ne seance ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Ajo nenvizoi se ligji i menaxhimit te mbetjeve ska shkelje kushtetuese dhe se ky ligj rregullon riciklimin e mbetjeve. Ky ligj ploteson nje tjeter detyrim per rrugen e integrimit. Ligji i menaxhimit te mbetjeve eshte ne perputhje me direktivat e BE-se - theksoi Bregu. Duke iu referuar deputeteve te opozites ajo tha askush nuk e bind ate se opozita eshte ne mbrojte te jeteve te qytetareve ndersa mazhoranca po ben te kunderten. Mos u beni qesharake Pranojeni se duhet te jemi me Evropen e cila ka ngritur nje strategji te menaxhimit te mbetjeve. Ky ligj duhet te implimentohet sa me shpejt. Ky ligj eshte kryekeput evropian - tha Bregu. Ndersa ministri i Mjedisit Fatmir Mediu deklaroi se deputetet duhet te heqin mentalitetin qe kane krijuar per te cilesuar kete ligj si ligj plehrash pasi behet fjale per ligjin e menaxhimit te mbetjeve dhe jo per ligjin e plehrave. Ministri Mediu deklaroi me tej se mbetjet qe do te importohen ne Shqiperi nuk do te groposen por do te trajtohen ne menyre te integruar. Ai shtoi se mbetjet qe do te vijne ne vend nuk jane te rrezikshme. Ka vende si Gjermania e Holanda qe importojne sot mbetje. Ju nuk ju le mentaliteti per groposjen e mbetjeve por ato nuk do groposen. Mbetjet do trajtohen dhe ju siguroj qe ne e dime qe mostrajtimi i mbetjeve krijon pasoja te jashtezakonshme. Prandaj trajtimi i tyre do behet ne nje proces zinxhir. Juve ju duket cudi nese ju them qe nga mbetjet prodhohet edhe energji. Ju siguroj qe nuk do trajtojme plehrat jashte listes se gjelber behet fjale per mbetje te parrezikshme - tha ai. Kreu i Mjedisit shtoi se ska ardhur asnje verejtje per kete ligj deri sa ka mberritur ne Parlament ndersa shtoi se vetem 50 mbetje jane ne listen e importeve. Ndersa kreu i Financave Ridvan Bode theksoi se opozita i eshte kthyer politikes se plehrave. Eumlshte per te ardhur keq qe ne kete Parlament nuk eshte diskutuar per asgje tjeter te rendesishme te ketij vendi pervecse alternatives se plehrave. I jeni kthyer politikes se plehrave dhe si taktike keni ate qe keni pasur komplotin kunder evropianizimit te Shqiperise - tha ai.

Socialistet Shqiperia jo depo plehrash

Socialistet bene thirrje te forta kunder ligjit te mbetjeve duke theksuar se ai do ta ktheje vendin ne nje depo plehrash. Ky ligj ka ngjallur interesin e opinionit publik kudo qe jetojne shqiptaret. Ky ligj eshte qoka e radhes qe Kryeministri i ben ndonje klani klientelist. Ky ligj tregon se Shqiperia do te behet vend grumbullimi per plehra kerkohet qe Shqiperia te behet depo plehrash. Eumlshte nje ligj qe ne asnje nen te tij nuk flet qarte per menaxhimin e mbeturinave - tha deputeti socialist Blendi Klosi. Ai hodhi idene se ligji duhet te kaloje ne referendum qe te vendosin shqiptaret per te para se te votohet ne Kuvend. Klosi u kerkoi deputeteve te votojne sot per femijet e tyre dhe per brezat qe do te vijne. Plehrat jane kthyer ne nje gangrene per Shqiperine. Ky ligj duhet te jete si asnje tjeter duhet te kerkoje referendum. Pse keni frike nga opinioni shqiptar Pse te mos i degjojme para se te votojme me kartonet qe ata na i kane dhene ne dore Votojme nje ligj qe na ndikon te gjitheve. Deputete mos e votoni kete ligj ne emer te femijeve prinderve e brezave qe do vijne. Mbase nuk do jeni me ne listat per deputete se Berisha nuk do tju lejoje por eshte me mire - tha Klosi. Edhe ligjvenesi socialist Saimir Tahiri akuzoi qeverine se po lejon importimin e plehrave te rrezikshme duke permendur disa emra mbetjesh te rrezikshme. Polimeret e oksigjenet poklimere butadiene keto jane kancerogjene kobalti eshte helm shkakton infeksion ne mushkeri hire kaldajash helm sulfur i ngurte helm shkaterron melcine - tha Tahiri. Ai akuzoi Kryeministrin Berisha se po perfiton para nga ky ligj ndersa shtoi se kjo eshte qeveria me kriminale ne lidhje me mjedisin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›