E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i KLSH-se Kuvendi rrezon Sali Shehun

Oketa pro dekretit te Topit opozita abstenon 73 vota kunder dekretit te Presidentit te Republikes

Kuvendi rrezon me 73 vota propozimin e Presidentit te Republikes per kryetarin e ri te Kontrollit te Larte te Shtetit. 73 ligjvenes demokrate kane votuar kunder kandidatures se Sali Shehut ndersa pro tij ka votuar vetem deputeti Gazmend Oketa dhe 52 ligjvenes kane abstenuar. Vendimi kunder tij vjen pas debateve ne Komisionin e Ekonomise. Tri argumentet e mazhorances kunder Shehut ishin se nuk ploteson kriterin profesional kriterin ligjor te papajtueshmerise por shkelet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese i cili percakton se Presidenti konsultohet paraprakisht me Kuvendin per dekretet e tij. Ju jeni anetar i PD-se dhe neni 13 ka nje pike qe thote se papajtueshmeria eshte me te qenet anetar i qeverise i nje organizate partie apo partie politike - ka deklaruar deputeti demokrat Flamur Noka ne komision. Ndersa kreu i Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho perdori si argument edhe kriterin profesional. Mendimi i mazhorances eshte qe nga pikepamja profesionale kandidatura juaj do te ishte shume e mire per nje fushe tjeter por jo ne fushen e kontrollit ekonomik dhe financiar. Arsye tjeter ka te beje me konsultimet e Presidentit me Parlamentin ne emerimet e kandidateve per organe kushtetuese. Dhe ne si mazhorance mendojme se Presidenti nuk e ka respektuar kete kerkese te Gjykates Kushtetuese - u shpreh ai. Vete Sali Shehu mbrojti vendimin e Presidentit dhe u pergjigj duke thene se qendrimet e deputeteve duhet ti thuhen Presidentit dhe jo atij. Une e degjova opinionin e kolegeve me te cilet kemi qene ne nje llogore. Presidenti ka bere apo jo detyren nuk eshte per mua gjithsesi kjo eshte zgjedhje personale. Une e lidh kete qendrim me ftesen qe me beri dje Kryeministri per te dhene doreheqjen nga detyra. Une kam ngrene buke me pak se te tjeret ne shtepine e tij - tha Sali Shehu. Perkrah tij doli edhe opozita edhe pse nuk mori pjese ne votim. Deputeti socialist Erion Brace ka theksuar se nese kandidatura e Shehut nuk merret parasysh atehere Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli duhet te nise bisedimet per guvernatorin e Bankes se Shqiperise. Me sa kuptova une zoti Shehu qenka nje individ shume i mire shume i afte njeri te cilit duhet ta kishit shume ne PD por nuk doni qe ky njeri kaq i mire kaq i afte kaq i perkushtuar ndaj punes te drejtoje nje institucion te pavarur dhe aq te rendesishem sic eshte KLSH - tha Andis Harasani deputet i PS-se. Ndersa me heret gjate fjales se tij kandidati Shehu theksoi se asnje deputet i mazhorances nuk mund te hedhe poshte pervojen e tij si komisar dhe jurist. Ai akuzoi mazhorancen se rrezimi i emrit te tij eshte politik pasi ka te beje me faktin se ai eshte mik i Presidentit Topi dhe se dyti me kerkesen qe i ka bere Kryeministri Berisha per te dhene doreheqjen si anetar i KLSH-se pas qendrimeve kunder te Shehut ndaj Berishes. Sali Shehu akuzoi qeverine se ka eklipsuar KLSH-ne ndersa prezantoi platformen e tij nese do te zgjidhej per te drejtuar kete institucion.

Votimi i dekreteve Topalli-opozites Donit te vidhnit vota

Votimi i dekreteve te Presidentit te Republikes ka kaluar jo pa replika ne seancen e djeshme plenare. Pas votimit te prezences Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kembengulur disa here qe te hiqeshin kartat e deputeteve opozitare qe nuk ishin ne seance. Ajo ka permendur me radhe emrat e Namik Dokles Kastriot Islamit Tom Doshit e Artan Gacit te cilet nuk ishin te pranishem ne salle. Ndue Kola ku eshte Hiqe karten Hiqni karten e Ditmir Bushatit Turp po si nuk u vjen zor more burra e gra se jeni dhe mbi 40 50 e 60 vjec - tha Topalli duke iu drejtuar opozitareve ndersa kerkoi me tej dhe ndihmen e elektronikes. Elektronika gjeni ku po fshehin karten e Ditmir Bushatit Por jeni dhe burra ne moshe more. O sa turp o medet - tha Topalli.

Bordi Mbikeqyres i Bankes kalojne me konsensus propozimet e Kuvendit

Kuvendi i Shqiperise votoi dje 6 emrat e rinj te Bordit Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise. Eumlshte gjetur konsensusi mes mazhorances dhe opozites per 3 emrat e propozuar nga Kuvendi i Shqiperise. Gjate votimit te fshehte ka marre 124 vota pro 5 kunder dhe 3 abstenime kandidatura e Dhori Kules 123 pro 6 kunder dhe 2 abstenime kandidatura e Ela Golemit dhe 123 pro 7 kunder dhe 2 abstenime kandidatura e Ermelinda Meksi. Ndersa 3 propozimet e ardhura nga qeveria jane votuar perkatesisht 75 pro 54 kunder dhe 4 abstenime per Ardian Fullanin 75 pro 55 kunder dhe1 abstenim per Petraq Milen dhe me po te njejtin rezultat dhe per kandidaturen e trete te ekzekutivit Elizabeta Gjoni. Pas miratimit te kandidatures se Ermelinda Meksit ne kete post Kryetarja e Kuvendit duke i shprehur urimet me te mira dhe ne emer te mazhorances vleresoi kontributin e saj serioz si deputete ne disa legjislatura te Kuvendit per rolin e saj ne politike si nje nder politikanet me te votuara ne forumet e PS si ministre e Integrimit dhe zevendeskryeministre. Duke i uruar zonjes Meksi per detyren e re e falenderoj ate si nje nga politikanet e para qe ka kontribut te madh ne Kuvendin e Shqiperise por dhe ne PS. Nje nga politikanet me te votuara ne kongresin e PS-se nje zonje qe ka qene deputete serioze e pergatitur dhe ne duhet te japim nje duartrokitje per pozicionin e ri. Urime me gjithe zemer - theksoi Topalli. Kuvendi votoi me konsensus dhe projektligjin Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Protokollin e Konventes se vitit 1979 Per ndotjen nderkufitare te ajrit ne distance te larget per te pakesuar acidifikimin eutrofikimin dhe ozonin ne shtresen e poshtme te atmosferes projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Keshillit te Ministrave te Bosnje-Hercegovines per zgjidhjen e borxhit te Republikes se Shqiperise per shlyerjen e shumave ne llogarine e shkembimit te mallrave ndermjet Republikes se Shqiperise dhe ish-Republikes Federale Socialiste te Jugosllavise dhe projektvendimin Per shqyrtimin dhe miratimin me procedure te pershpejtuar te projektligjit Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10 233 date 11.2.2010 Per Autoritetin e Aviacionit Civil. Interpelancat me ministrin e Puneve te Jashtem dhe me ministrin e Brendshem te parashikuara ne rendin e dites u shtyne per ne seancat e ardhshme.

Anetarja e Bordit te BSH-se Meksi Te sherbeje si hap i pare i zgjidhjes se ngercit

E votuar ne menyre konsensuale ne Komisionin e Ekonomise dhe me pas edhe ne seance tanime Ermelinda Meksi nuk do te jete me pjese e politikes por do te mbaje rolin e anetares se Bordit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Ish-kryetarja e Komisionit te Integrimit pohoi dje se ajo u ofrua per te marre kete detyre ne nje nga institucionet e pavarura si nje hap i pare per zhbllokimin e ngercit mes PS-se dhe PD-se. Une mendova qe duke pranuar kete sfide i rrisja vleren ofertes se PS-se ne kuadrin e paktit per integrim ku PS tregoi seriozitet pasi ne nje nga pikat e saj per institucionet e pavarura kerkoi tre veta dhe pranoi nje duke menduar qe kapaciteti dhe cilesia i realizon keto kerkesa dhe ne realizojme ate qe deshironim nga pikepamja cilesore. Nga ana tjeter ky eshte nje kontribut per te zhbllokuar kete situate politike dhe per ti dhene rruge hapave te metejshme te kalendarit politik. Me tej Meksi sqaroi edhe arsyen pse nuk ka dhene doreheqjen nga mandati i deputetit para konfirmimit nga Parlamenti. Ajo tha se nuk ka shkelur Kushtetuten dhe ligjin zgjedhor me kete veprim. Smund ta dorezoj mandatin perpara. Ligji i ri elektoral ma mundeson kete gje. Kushtetuta thote qe mandati i deputetit eshte i papajtueshem me Presidentin e Republikes dhe me anetarit e bordit. Kushtetuta lexohet njesoj. Ju kujtoj qe Presidenti i fundit Bamir Topi jo vetem qe u votua pa dhene doreheqje por edhe votoi per veten e vet. Te njejten gje beri edhe kandidati per president z. Neritan Ceka - tha ajo. Me heret grupi parlamentar socialist i mbledhur pak para nisjes se seances ka votuar ne unanimitet kandidaturen e Ermelinda Meksit. Emri i saj eshte miratuar me konsensus ne Komisionin e Ekonomise i mbledhur para seances por vetem deputeti Andis Harasani votoi kunder me argumentin se institucionet e pavarura po kthehen ne politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›