E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha PS pretendon se ka nje rruge por shqiptaret kane dy rruge te tjera ate te Zotit dhe te zhvillimit

Partia Demokratike dhe Aleanca për Qytetarin ka prezantuar kandidatin për bashkinë e Laçit, Bardhi Rica, i cili kërkon një tjetër mandat 4 vjeçar për të qeverisur qytetarët e Kurbinit.

Në mitingun prezantues në qytetin që njihet si bastion i Partisë Demokratike ishin të pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit deklaroi se qeveria Berisha në të gjithë mandatin e vet është përballur me qytetarin me projekte konkrete dhe jo më retorikë boshe. Ndërsa kandidati demokrat Bardh Rica, i kërkoi votën kurbinasve në mënyrë që të vijojë ndërtimin e mëtejshëm të Laçit evropian.

Më pas qytetarëve të Kurbinit iu drejtua kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se qeveria do të dyfishojë investimet në rrethin e Kurbinit, ndërsa tha ai: “pavarësisht se opozita pretendon se ka vetëm një rrugë, shqiptarët tashmë kanë dy rrugë të tjera, atë të zotit dhe të zhvillimit” deklaroi shefi i qeverisë.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›