E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Me 8 maj Vlora kunder arrogances se politikes se mbrapshte

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë turit të tij elektoral është ndalur sot në qytetin e Vlorës, në mbështetje të kandidatit Adrian Kollozi.

“Qytetarët e Vlorës do të shpërfillin arrogancën që kanë pasur këto vite ndaj jam i bindur se me 8 maj anëtarët dhe simpatizantët e LSI- do të votojnë për një alternativë të së ardhmes për një alternativë e cila do të ketë në vëmendje të parë interesat e qytetarëve vlonjate.

Unë i bindur se me zgjedhjen e Kollozit si kryebashkiak ku do të hidhet një hap i rëndësishëm për qeverisjen e këtij qyteti. Ndaj të gjitha votat për Adrian Kollozin dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim në mënyre që ajo të ketë një përfaqësim sa më shumë të fuqishëm në të gjitha këshillat bashkiake dhe vendore”, tha Meta.

Nga ana tjetër, gjatë fjalës së rastit, kryetari i LSI-së së Vlorës, Shkëlqim Selamit, u shpreh se do t’i japim mbështetjen tonë maksimale kandidatit për Bashkinë e Vlorës, Adrian Kollozi që ta kthejmë këtë bashki në një instrument të qytetëruar dhe jo si sot që është kthyer në shërbim të një klani të caktuar për interesat personale.

Ndërsa vetë, kandidati i Aleancës për Qytetarin, Ardian Kollozi duke vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen e LSI-së në garën e tij elektorale për zgjedhjet e 8 majit, u shpreh se “me këtë aksion politik që kërkon t’ju kthejë qytetarëve Vlorën e nëpërkëmbur, së cilës i është kompromentuar e ardhmja.

“Ne do të ndërtojmë Vlorën e së ardhmes në bazë të një masterplani që në konsultë me komunitetin, me grupet e interesit duke shfrytëzuar biznesin dhe ekspertizën evropiane të projektojmë në mënyrë definitive Vlorën e fëmijëve tonë dhe të së ardhmes.

Në këtë projekt tonin ambicioz dhe i hartuar bashkërisht ne do ti japim përgjigje të gjithave problemeve që ka Vlora që janë të shumta dhe të gjithanshme, pastrimi, gjelbërimi, jeta kulturore dhe artistike.

Ne kërkojmë që me 8 Maj të na jepet shansi që të fitojmë Bashkinë e Vlorës dhe ti kthejmë dinjitetin, të presim100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarjen tonë të madhe, ditën fatlume të vlonjateve dhe gjithë shqiptarëve”, përfundoi Kollozi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›