Berisha: “PS të kërkojë ndjesë që e quajti mashtrim elektoral projektin e veprës më të madhe energjetike në vend”
Porositen 6 turbinat e Kaskadës së Devollit. Kryeministri: “Ky është një hap madhor, do punësohen 15 mijë vetë”
Porositen 6 turbinat e Kaskadës së Devollit. Kështu shkruan në rrjetin social Facebook kryeministri në detyrë Sali Berisha, i cili e cilëson një lajm shumë të mirë për Shqipërinë dhe një hap shumë të madh në ndërtimin e kaskadës së Devollit, që do të punësoje direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në këtë zonë dhe do të rrisë prodhimin e energjisë në vend. Por Berisha u kërkon atyre që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë. “Të dashur miq, një lajm i mire vjen për Shqipërinë nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve e që ka marrë me koncesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskade, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit me një vlerë 100 milionë euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave. Ky është një hap tjetër madhor ne ndërtimin e Kaskadës së Devollit një investim ne tërësi prej rreth 1 miliard euro pra investimi me i madh qe është bere ndonjëherë ne Shqipëri. Ndërtimi i Kaskadës së Devollit filloi më dt 13 maj 2013. Ata që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjese. Ajo do të punësojë direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në njërën nga zonat më të varfra të vendit. Me përfundimin e kësaj vepre shtohet me 700 GËh prodhimi vjetor i energjisë elektrike ne vend. Ky zhvillim është një dëshmi tjetër madhore e suksesit te qeverisjes së PD në tërheqjen e investimeve te huaja dhe projektin e tone Shqipëria vend i zhvilluar, lider në prodhimin e energjisë së rinovueshme në rajon dhe më gjerë!”- shkruan Berisha.
...