“Rama po krijon struktura të panevojshme, s’kemi nevojë për koordinatorë”
Kreu PDS, Paskal Milo refuzon kacidhen e kreut të PS në qeverinë e re
Kryetari i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka refuzuar kacidhen e dhënë nga kreun i PS në qeverinë e re. Sipas tij, 100 mijë votat e PDS nuk mund të konvertohen në një post zëvendësministri të çfarëdoshëm. Në një prononcim për mediat, partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo e quajti delegjitimoi koordinatorin e Edi Ramës për marrëdhëniet me partitë aleate. Sipas Milos koordinatori Gjet Ndoi është një urë ndërlidhëse e panevojshme dhe ai nuk pranon që komunikimi mes PS dhe PDS nuk do ndërmjetësohet përmes një të 3-ti. “Unë aty e dëgjova për herë të parë që do ketë një koordinator, unë vetë dhe Demokracia Sociale, nuk e ndjejmë nevojë e një koordinatori. Ne në 8 vite kemi pasur komunikim të drejtpërdrejtë dhe nuk besoj se marrëdhënia mes PDS dhe PS do bëhet mes një të treti”, paralajmëroi Milo. Pyetjes së drejtpërdrejtë se çfarë pretendon Paskal Milo në qeverisjen e re, ai u shpreh i qartë”. “Nuk bëhet fjalë për Paskal Milon për post zëvendësministri”. Milo tha se PDS ka bërë 8 vite opozitë në frontin e parë të luftës dhe duhet të vlerësohet për kontributin e dhënë. “Unë e konsideroj veten time një aletet dhe partner histori, te qëndrueshëm, konsekuent për 21 e ca vjet të PS, pavarësisht nga drejtuesit e PS, kontratën e kam pasur brenda familjes se majte shqiptare. Kam tenderuar atje ku jam angazhuar qe në fillim të jetës politike, nuk kam lëvizur nga fronti dhe i kam qëndruar besnik alternativës së majtë”, theksoi Milo. Pyetjes se Marrëveshja, kush merr një mandat merr post ministror. Milo iu përgjigj se, “Marrëveshjet kur bëhen duhen te respektohen nga dy palët. Çdo marrëveshje që është bërë duhet parë a u respektua kontrata. Marrëveshjet duhen parë në kontekstin që zbatohen. Pritshmëria ka qenë ndryshe dhe doli ndryshe. Unë besoj se përtej numrave. Partia e Mark Frrokut ka marrë votat në Pukë, por jo në të gjithë Shqipërinë. Ne kemi vota në gjithë Shqipërinë”, përfundoi Milo.