E Diel, 1 Nëntor 2026

Strazimiri: Jemi krenarë për garën që u zhvilluar, Patozi një i mjerrë

strazoSulmet ndaj Astrit Patozit për akuzat e tij për manipulimin e garës së zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së, janë vijuar nga deputeti tjetër democrat, Gent Strazimiri. Ai e cilëson të mjerrë Patozin, ndërsa garën për zgjedhjen e kreut të PD-së, një krenari për demokratët.

Sado mall e pare të kesh vënë, nuk ka mjerim më të madh se të bëhesh ekzaktësisht si ata që ke sharëMarr shkas nga statuset, komentet, shpërthimet në FB për tJu thënë të gjithëve që duhet të jemi krenarë për garën e vërtetë që u zhvillua për herë të parë në një parti politike në Shqipëri! E vërtetë, me të gjitha elementet që përkufizojnë garën: emocionin, tensionin, lodhjen, debatin, kënaqësinë për fitoren, apo hidhëtinë e humbjes. Kjo është gara, këta jemi ne, demokratët! Njerëz të vërtetë e të lirë, e për këtë duhet të jemi veç krenarë!- u shpreh Strazimiri./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›