Ruçi: Berisha, po provokon opozitën

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi deklaroi në seancën plenare se kryeministri Berisha po provokon deputetët e opozitës me demallogjitë dhe me zhargonin që përdor në ligjëratën e tij. Sipas tij grupi parlamentar i PS-së ka ardhur në seancën plenare për ti dhënë një zgjidhje problematikës duke shtuar se opozita nuk do të provokohet nga fjalët e tij.
"Kemi ardhur në Kuvend që të sjellim argumentat tona politike dhe juridike për të zgjidhur problematikën dhe ka një zgjidhje por pengesa e e vetme është mungesa e vullnetit politik nga maxhoranca" theksoi Ruçi.