Berisha: Palestina dhe Izraeli, vende mike të Shqipërisë

"Shqipëria e mbështet plotësisht zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës. Ne besojmë se kjo çështje, ndoshta më kompleksja dhe më e vështira në planet nuk mund të zgjidhet duke anashkaluar SHBA-të. Roli i SHBA-ve në zgjidhjen e këtij problemi është i pazëvendësueshëm", u shpreh Berisha, duke theksuar se si Palestina, vend të cilin Shqipëria e ka njohur, ashtu edhe Izraeli, janë dy vende mike.
Ndërkoha vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka acaruar sipas medieve turke marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tiranës zyrtare.
E përditshmja prestigjioze turke “Hurriyet” zbardh dialogun e Kryeministrit turk, Rejjep Taip Erdogan, me homologun e tij shqiptar, Sali Berisha, sipas të cilit ai ka kërcënuar Tiranën se nëse nuk votohet pro Palestinës, mund të prishen marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Turqi.