Berisha: Parada e homoseksualëve do bëhet. Deklarata e Spahiut, e papranueshme
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe çështjen e mbajtjes së një parade homoseksualësh në Tiranë. Berisha tha se parada do zhvillohet. Ai shtoi se deklaratat e zv/ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahiu, janë të papranueshme.
Nuk mund të mos ndalem tek kërkesa e bërë për manifestim nga grupet me orientim seksual të ndryshëm. Shqipëria është vend i lirë dhe mos të mendojë kush se do kufizojmë manifestimet. Ne kemi miratuar një ligj dhe ai ligj ka qenë i domosdoshëm, sepse është e vërtetë që sot pakicat kanë nevojë për mbrojtje ligjore dhe në këtë kontekst vlerësojmë qëndrimin e komisioneres për të drejtat e pakicave dhe reagimin e saj. Këtyre aleatëve u them se kanë përdorur ose kanë bërë deklarata të papranueshme, aspak përgjigje mbretërore reagimi i zotit legalist. Edhe vetë janë parti e tolerancës dhe e kanë faktuar këtë. Orientimi i ndryshëm seksual është një realitet i lashtë sa vetë lashtësia, një realitet, i cili ekziston për hir të së vërtetës, pavarësisht nga besimet ose bindjet politike. Tirana është qytet i tolerancës dhe jemi vend i lirive të garantuara, tha Berisha.