James Cameron ia del, zhytet në pikën më të thellë (FOTO)
Regjisori i njohur i Hollivudit, James Cameron, është rikthyer në sipërfaqe pasi ishte zhytur 11 kilometra në pikën më të thellë në oqean, të njohur edhe si Kanali Mariana në Paqësorin perëndimor.
Sipas BBC, ai u zhyt i vetëm në nëndetësen e quajtur Deepsea Challenger. Dy orë iu deshën për të arritur deri në fund. Për tre orë ai eksploroi fundin e oqeanit përpara se të kthehej më me shpejtësi në sipërfaqe. Plani ishte të qëndronte 6 orë.
Kjo është hera e dytë që një njeri zhytet në këtë thellësi. Herën e parë ishte një ushtarak amerikan në vitin 1960.
Kjo ekspeditë prej miliona dollarë është financuar nga vetë Cameron, nga kompania Rolex dhe nga National Geographic.
Regjisori i Avatar-it tha kur mbërriti në fund të oqeanit se ndjehej shumë mirë. Mezi po pres të ndaj me ju atë që po shoh.




