Horror në emër të lirisë (FOTO)
Share
Një protestues tibetian po trajtohet për djegie të rënda pasi i vuri flakën vetes në shenjë proteste ndaj vizitës së presidentit kinez në Indi.
Protestuesi i paidentifikuar eci për 50 metra i ndezur në flakë, ndërkohë që qindra të tjerë protestonin kundër pushtetit të Kinës mbi Tibetin.
Pas 50 metrash, ai u shemb në tokë dhe protestuesit tentuan ti shuajnë flakët me flamujt tibetianë.
Rreth 30 njerëz në Tibet i kanë vënë flakën vetes në shenjë proteste për atë që e quajnë pushtimi kinez.
Tibetianët thonë se kanë qenë të pavarur prej shekujsh, kurse Kina thotë se ka qenë pjesë e territorit të saj.


