Berisha: Parimi i Edi Ramës ndaj socialistëve, “nuk më duhet gjë se çfarë them unë”
Ndarja e mandateve, Berisha ironizon pavendosmërinë e lidershipit socialist
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne “Facebook” votimin e një dite më parë në parlament të ndarjes së mandateve sipas zonave zgjedhore. Në mesazhin e tij, Berisha risolli në kujtesë paqëndrueshmërinë e lidershipit socialist në vendimin për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. “2 muaj me pare, bazuar ne ndryshimet demografike te 4 viteve te fundit, KQZ votoi projektin e shpërndarjes se mandateve, sipas të cilit qarqet e Tiranës dhe Durrësit duhet të merrnin nga një mandat nga Korça dhe Berati. Z Rama e hodhi poshtë projektin dhe akuzoi qeverinë për tentative për vjedhje mandatesh para zgjedhjeve. Ai kërkoi Komision Hetimor si dhe shkarkimin e Ministrit te Brendshëm për manipulim, sipas tij, te listave te zgjedhësve ne Kukës.
Ne keto kushte, Komisioni i Ligjeve i propozoi Parlamentit shpërndarjen e mandateve sipas vitit 2009. Mirëpo edhe këtë here, i bazuar ne parimin “ç’më duhet mua se ç’them unë”, z.Rama e kundërshtoi këtë dhe befas kërkoi të miratohet varianti i mëparshëm i paraqitur në KQZ nga Ministria e Brendshme, të cilin e kishte hedhur poshtë, sepse me të i vidheshin mandatet. Ai e bëri këtë, sepse i duhet për të justifikuar humbjen e ardhshme të zgjedhjeve. Kur njëri nga vartësit e pyeti se ç’po ndodhte kështu, z.Rama u përgjigj prerë: “Nuk më duhet gjë se çfarë them unë”, shkruan kryeministri Berisha ne “Facebook”.