E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pasaportat me rendesi per vizat

Kryeministri Berisha duke e cilesuar si proces mjaft te rendesishem pajisjen e qytetareve me pasaportat biometrike i ka bere thirrje ketyre te fundit qe te aplikojne per dokumentat biomterike si nje domosdoshmeri per heqjen e vizave.

Duke vizituar zyrat e aplikimit te pasaportave biometrike ne drejtorine e policise se Tiranes shefi i qeverise ka uruar edhe aplikuesen e nje milionte te dokumentave biometrike.

Gjithashtu kryeministri Berisha duke i cilesuar dokumentat biometrike si me modernet dhe me te sigurtat ne Europe theksoi se procesi i pajisjes me dokumentat biometrike ka vijuar me sukses dhe qytetaret mund ti perdorin se shpejti kur Shqiperise ti hiqen edhe vizat.

Nderkohe ne fjalen e tyre edhe perfaqesuesit e kompanise Sagem e kane cilesuar procesin e pajisjes se qytetareve me kartat e identitetit si mjaft te suksesshem dhe kjo sipas tyre fale bashkepunimit me qeverine shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›