Berisha Po bejne reformat e kerkuara per liberalizimin
Kryeministri Berisha ju prezantoi dje te rinjve federaliste europiane hapat qe ka hedhur Shqiperia ne rrugen drejt Bashkimit Europian dhe bindjen se shqiptaret do te levizin pa vizave brenda hapesires Shengen. Te rinjte europiane ndodheshin ne Shqiperi ne kuader te pjesemarrjes se tyre ne Forumin Rinor te Ballkanit Perendimor organizuar ne bashkepunim me federalistet e rinj shqiptare dhe u priten ne nje takim te vecante nga ana e Kryeministrit Berisha. Sipas kreut te qeverise nuk ka promotor me te mire sesa te rinjte per procesin e integrimit europian te Shqiperise. Ne kete kuader kreu i qeverise theksoi se qeveria shqiptare do te jete gjithnje e me e hapur dhe e gatshme per te punuar me shoqerine civile dhe organizatat rinore. Nga ana tjeter kreu i qeverise foli edhe per reformat qe po ndermerren ne kuader te perfitimit nga ana e Shqiperise te liberalizimit te vizave. Berisha shprehu bindjen se brenda ketij viti shqiptaret do te mund te levizin lirshem pa viza ne vendet e BE-se. Ne fund te takimit te rinjte i dorezuan Kryeministrit Berisha rezoluten e miratuar nga ata ne forumin e te rinjve te Ballkanit me titull Levizja e lire NUK duhet te ndaloje ne kufijte e Bashkimit Europian. Kjo rezolute e te rinjve i drejtohet Parlamentit Europian dhe ministrave te Jashtem te Bashkimit me qellim heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.