Dervishi Minoriti dhe emigrantet jo sebep per sherr Tirane-Athine
Ambasadori i Shqiperise ne Greqi Dashnor Dervishi ka deklaruar dje se qeverite e dy vendeve duhet te jene te qarta dhe te mos devijojne nga drejtimi kryesor ne marredheniet dypaleshe. Gjate nje interviste per agjencine online Newsit ambasadori Dervishi deklaroi se Marredheniet dypaleshe midis Greqise dhe Shqiperisejane percaktuar qe kur kane lindur Greqia dhe Shqiperia. Ne historine e tyre marredheniet greko-shqiptare kane ecur me flukset e tyre me ulje dhe ngritje sic eshte historia e te gjitha vendeve te Europes por ne menyre te vecante te rajonit tone ne Ballkan. Mund te them se ato jane cilesuar gjithmone si marredhenie te mirekuptimit te bashkepunimit midis dy popujve tane por midis fqinjeve ashtu si ne cdo shoqeri brenda venditashtu si cdo familje ka uljet dhe ngritjet e veta. Ka rendesi qe qeverite ne dy vendet tonajane mjaft te qarta per keto zhvillime dhe ruajne drejtimin kryesor zhvillimin e marredhenieve te bashkepunimit ne menyre konstruktive. Duke pasur nje komunitet te madh ne Greqi po ashtu dhe nje minoritet grek ne Shqiperi kuptohet qe here pas here ndodhin ngjarje te ndryshme por ne teresi qofte komuniteti shqiptar ketu qofte minoriteti grek ne Shqiperi kane sherbyer dhe sherbejne si ura bashkepunimi. Mbarevajtja dhe forma e bashkepunimit te tyre akomodimi integrimi i tyre ne shoqerite perkatese jane edhe rezultat i asaj pikes se pare qe une permenda. Sipas ambasadorit shqiptar ne Greqi e rendesishme eshte qe klasa politike ne te dy vendet ti kuptoje keto procese ne menyre te drejte me qellim qe edhe te trajtohen drejt me qellim qe te mos devijojne asnjehere nga linja kryesorenga vullneti i mire qe ekziston per zhvillimin e marredhenieve sa me miqesore.