E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Pasi dolëm nga komuzimi, rreziku sërish qëndron mbi ne si “Shpata e Demokleut”

Sali Berisha ka qenë sot në Dibër, ku ka përkujtuar ditën evropaine të viktimave të regjimit komunist. Ai ka folur para monumentit kushtuar Elez Isufit dhe Isuf Xhelilit, të cilët i vlerësoi si “tribunë, që me një guxim, trimëri dhe mençuri të jashtëzakonshme qëndruan në mbrojtje të Dibrës”.

Sipas Berishës, shqiptarët, në histori i kanë ndjerë rreziqet, po kanë pasur fatin se kanë një vend me një pozicion gjeografik të lakmueshëm, pasi edhe fqinjët kanë lakmuar trojet tona.

“Në këtë aspekt, lufta dhe vepra e Elez Isufit, mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë në trevat shqiptare, pasi u morën 2/3 e trojeve fqinjëve të tjerë. Dibra, bashkë me Hasin, Lumën, ishte më e lakmuara. Nuk u kënaqën me atë copëtim dhe atë padrejtësi, serbët  vazhduan me përpjekjt më të mëdha për të asgjësuar Dibrën. Në këto beteja e përpjekje, askush nuk luftoi më me guxim e trimëri se Elez Isufi dhe Isuf Xhelili. Atëherë Shqipëria ishte në rrezik të madh. Gjithëkush mund të pyesë se pse ne në këtë kohë Shqipëria është ende në rrezik? A po e shpikim? Apo po themi një realitet të hidhur.  Pasi dolëm nga komuzimi, sërish rreziku qëndron mbi ne si “Shpata e Demokleut”.- tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›