E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PS nisma për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-sigurimit, Balla: Jo më politikanë që i shmangen pastërtisë së figurës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për media ka deklaruar se kanë depozituar në Kuvend ndryshimet në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke folur për nismën e parë, Balla sqaron se është depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave që kanë mbajtur poste të rëndësishme.

Duke mos përmendur emra konkretë, Balla deklaron se autoriteti i Dosjeve ka konstatuar dokumente shtesë mbi një politikan të nivelit të lartë por për verifikimin e pastërsitsë së tij ka pengesa me ligjin aktual.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje të gjithë nismave, bëhet fjalë për një paketë. Në fund të korrikut bazuar në propozimin e ardhur nga autoriteti i Dosjeve është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe tjera është në Kodin Zgjedhor. Bazohen në propozim e ardhur dhe për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që zgjidhen nisur nga rasti për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shqipëri dhe autoriteti ka arritur në konkluzionin se mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë dhe për verifikimin e mëtejshëm ka pengesa që lidhen me ligjin aktual. Në këto 30 vite ka pasur edhe raste të tjera që kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë dhe janë ngritur në hierarkinë më të lartë shtetërore.

Natyrshëm që bazuar edhe në eksperienca të tjera dy propozime të tjera duhen bashkëpunuar edhe me elementë të tjerë. Ne kemi një ligj për dekriminalizimin dhe në këtë kontekst juristët e grupit tonë kanë punuar gjatë muajit gusht për të konkluduar edhe në disa shtesa në këtë ligj. Drafti përfundimtar nuk është gati. Me qëllim që personat që rezultojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, këto fakte duhen bërë publike, por të pamundësojmë vazhdimi e ngjitjes së tyre në karrierë. Dhe të pamundësoohet kandidimi i tyre për anëtarë të Kuvendit. Ky është një draft pune. Për çështje e non gratës. Është një vendim që është marrë nga SHBA dhe se fundmi nga Britania. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura, mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin e Britanisë janë bërë publike edhe elementë korruptivë. Kjo është një cështje që i takon drejtësisë. Nuk mund të adresohet në këtë paketë. Unë vazhdoj të mendoj se Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës dhe mendoj se në vlerësimin e juristëve të konsiderohet edhe pjesa si sekretar partie. një sekretar partie, që ky person të vazhdojë të bëjë pis Kuvendin”, tha Balla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›