Berisha: Për 2 muaj mbyllim të gjitha dosjet e legalizimeve
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kamëz se brenda 2 muajve do të miratohet 100 % e dosjeve për legalizim. Kryetari i qeverise tha se ky është një nga projektet më madhore të qeverisë që do të shoqërohet shumë shpejt dhe me një tjetër vendimmarrje të rëndësishme atë të futjes në përdorim në këtë proces, të letrave me vlerë.
“Një projekt tjetër madhor zhvillohet dita-ditës në zonat tuaja dhe ky është legalizimi i banesave. Kam kënaqësinë e madhe se 70 përqind e të gjitha dosjeve janë miratuar në qeveri. Ju siguroj se brenda 2 muajve që vijnë, 100 përqind, çdo dosje, do të jetë e miratuar në qeveri dhe ju garantoj se parlamenti, 2-3 javët e para të punës së tij, do të miratojë ligjin për përdorimin e letrave me vlerë, që ju të paguani sipas vendimeve banesat tuaja në përqindjen e përcaktuar dhe premtuar nga qeveria.”
Deklaratat kryetari i qeverisë i bëri gjatë ceremonisë që shënoi fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Instituti Bujqësor – Bulçesh. Bëhet fjalë për një segment rrugor të gjatë 2.6 kilometra me vlerë 176 milionë lekë, i cili lidh Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Tiranës dhe komunën e Paskuqanit. Projekti parashikon gjithashtu sistemin e rrjetit të energjisë elektrike, telefonisë, si dhe sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.
“Dua t’ju zotohem ju këtu se qeveria ime do të asfaltojë dhe sistemojë çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit tuaj.”
Edhe në Kamez kryeministri solli në vëmendje fitoren e demokratëve në Komunën Ballgat. Për Berishën rezultati atje ishte përgjigjja ndaj asaj që ai e cilësoi politikë e mashtrimit e përfaqësuar nga Edi Rama.
“Ajo është dëshmi e një ndryshimi të madh, në vlerësimin e programit të kësaj qeverie. Por nga ana tjetër është edhe një flakje e doktrinës së mashtrimeve, shpifjeve dhe trillimeve, me të cilën ish-kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u paraqit para shqiptarëve për vite të tëra. Shprehem këtu për ish-kryetarin, jo se atij i është ndërprerë mandati nga statuti i tij, se çështjet e statutit të partisë së tij nuk më interesojnë mua, por e vërteta është se me leksionin e madh që i dhanë shqiptarët më 28 qershor, ai mund të rrijë të shpifë, të trillojë, të mashtrojë, por çdo ditë numri i shqiptarëve që do i besojnë atij do të pakësohet, deri sa ta lenë vetëm me shalsat e tij.”
Kryetari i qeverisë garantoi se katër vitet që vijnë do të jenë vitet e ndryshimit të madh për vendin. Përpjekjet qeveritare do të orientohen drejt punësimit, shkollimi cilësor, infrastruktura moderne duke synuar standartet më të mira europiane.