PS: Pronarët nuk kanë mundësi të punojnë tokën e jo se nuk duan, Berisha nuk kupton

Tiranë, 6 gusht NOA Vendimi i qeverisë, që toka e cila nuk punonet nga pronari ti kalojë komunës ka sjellë reagimin e Partisë Socialiste, ku sipas deputeti të kësaj partie, Eduart Shalsi, pronarët nuk kanë mundësi për të punuar tokën dhe jo se nuk duan.
Është për të ardhur keq, që edhe pas 18 vjetësh Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende se pse nuk punohet toka në Shqipëri, duke dëshmuar qartazi se nuk ka se si të zgjidhë problemet e bujqësisë dhe të popullsisë që jeton në fshat, një njeri i cili është me kilometra larg të kuptuarit të tyre, dhe që tashme, në fakt, ai është shndërruar në problemin e tyre.
Sali Berisha nuk e ka kuptuar ende se, toka nuk punohet jo nga mosdashja por nga pamundësia për ta punuar u shpreh sot Shalsi.
Sipas tij, Berisha nuk e ka idenë e kostove të larta që ka prodhimi bujqësor, ai nuk i di çmimet e larta të karburanteve, çmimet dhe pasigurinë e cilësisë së inputeve bujqësore, pa folur për mungesën totale të zinxhirit të lëvizjes së prodhimeve nga fusha në treg.
Ai nuk e di se ky sektor jetik as nuk kreditohet dhe as nuk rimbursohet, dhe se paratë e emigranteve që janë financuesit e bujqësisë janë rralluar për shkak të krizës.
Sali Berisha ka dështuar të kuptojë se nuk janë mekanizmat administrative të konfiskimit të tokës ato që do të zgjidhin problemin.
Madje prekja e pronës cenon rëndë parimet kushtetuese dhe do të shkaktojë një konflikt social me përmasa të mëdha.
Që do të thotë se Sali Berisha jo vetëm që nuk ka asnjë përgjigje për problemet me të cilat përballen fshatarët dhe bujqësia, por tashmë kërkon të administrojë të tjera troje për ti konvertuar në nismat e tij 1 Euro-she, krejtësisht të dështuara për interesat e shqiptarëve, por të suksesshme për interesat e oborrit të tij personal përfundoi Shalsi.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")