Gripi i derrit, 2 raste të reja me grip A
Zbulohen 2 raste të reja me grip të tipit A në vendin tonë, duke e çuar kështu në 13 numrin e personave, për të cilët laboratori i referencës në Rumani do të japë përgjigjen përfundimtare nëse janë prekur nga gripi pandemik A H1N1. Specialistët e ISHP shprehen se numri i personave të dyshuar si të prekur nga gripi A H1N1, rritet çdo ditë, tashmë ky numër i ka kaluar 300 persona. Personat e dyhsuar si të prekur nga i ashtuquajtur gripi i derrit, janë të moshave 16 deri në 45 vjeç. Pavarësisht numrit në rritje të mostrave të marra, specialistët e quajnë situatën të qetë. Vendi ynë zyrtarisht numëron 8 persona të prekur nga gripi A H1N1, shumica e tyre janë shëruar, vetëm 2 persona gjenden të shtruar në spitalin infektiv në QSUT, ku po trajtohen me tamiflu.