Berisha Per opoziten vazhdojne ofertat e bashkepunimit

Kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje serish opozites te behet pjese e reformes zgjedhore. Duke folur ne mbledhjen e grupit te Partise Demokratike kryeministri Berisha theksoi se se mazhoranca eshte e gatshme te ulet ne nje tryeze me opoziten ne komisionin per reformen zgjedhore ndersa ka shtuar se opozita do te kete edhe te drejten e vetos ne kete komisionin.
Sipas kryeministrit ne nje kohe qe maxhoranca kerkon bashkepunim nga opozita lideri i PS-se Edi Rama gjen kohen per te shkruar nje liber qe sic ironizon Berisha eshte nje vajtim per humbjen e Bashkise se Tiranes.
Kur hidheshin themelet e korrupsionit keshtu duhet te titullohej libri i zotit Rama se ka gjithnje rikthim tek idhulli i tij Kur lindi partia. Libri rezulton te jete nje vaj per humbjen e Bashkise se Tiranes ne menyren me interesante per te shnderruar ate ne vaj ve ne epiqender kurbanin dhe vajton. Libri hapet me epitafin Mbec o shok mbec tek dera e bashkise...nuk ma ka fajin partia fajin ma ka babezia se me iku bashkia ironizon me tej kryeministri.