E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së si mburojë politike është një akt i shëmtuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar si “mburojë politike” kërkesën e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për përgatitjen e një deklarate urgjente nga Komisioni i Jashtëm në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, për të cilët Prokuroria në Hagë ka kërkuar 180 vite burg në total.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e konsideroi kërkesën e Ballës si “të turpshme” dhe përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga situata politike në vend.

“Përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar. Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe njëherë kjo tregon se, sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Nëse do të ishte serioze kjo, nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut. Kjo u ngrit vetëm e vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›