E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet, Presidenca: Jo propozim konkret

Presidenca ka bërë sot një sqarim për takimin e presidentit Topi me kreun e PS-së Edi Rama. Në një saqrim publik të publikuar në faqen zyrtare të presidnencës theksohet nuk janë bërë propozime konkrete gjatë takimit mes kreut të shtetit dhe kreut të opozitës Rama.
"Nisur nga disa shkrime në shtypin e shkruar të ditës së ditës së sotme, të cilat njoftojnë për propozime konkrete të bëra gjatë takimeve të Presidentit të Republikës me Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Socialiste, jemi të detyruar të qartësojmë se konsultimet po zhvillohen në një linjë mjaft korrekte. Kryetari i Shtetit ka dëgjuar palët për konvergimin e qëndrimeve të tyre, sikurse është vendosur në tryezën e ditës së shtunë. Nuk ka pasur asnjë lloj propozimi konkret në takime, e për këtë arsye nuk ka pasur as kontestime" thuhet në sqarimin e presidencës.
Sipas këtij sqarimi palët janë shprehur dukshëm të vendosur të ndjekin rrugën e dialogut të iniciuar nga Presidenti i Republikës, i cili nga ana e tij është i angazhuar institucionalisht e personalisht të kërkojë e të gjejë pikëtakimet mes mazhorancës e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›