E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Përgjimet, shpifje. Obsesion i Edi Ramës

Kryeministri, Sali Berisha i cilësoi shpifje akuzat e Partisë Socialiste ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, për përgjime dhe trafik armësh. Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët, Berisha tha se sa i përket përgjimit, ky është një sindromë i Edi Ramës, i cili rrotullon kolltuqet çdo mëngjes që shkon në zyrë.

Ushtria ka zbatuar dhe zbaton rregullat e plota si një institucion i depolitizuar. Ka patur dhe do të ketë të gjitha mjetet që i duhen për të përmbushur detyrat e saj kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe e dyta është një shpifje, njëlloj si e para. Kjo e dyta bazohet në sindromën obsesive, të njeriut që çdo mëngjes kthen përmbys kolltuqet se mos i kanë vendosur ndonjë përgjues.- tha Berisha.

Berisha mohoi të kishte çdo lloj praktike përgjimi, ndërsa shtoi, se Shqipëria në përputhje me ligjet e vendit dhe ndërkombëtare ka edhe eksporte minimale të fishekëve, gëzhojave, dhe kjo duhet tu serviret shqiptarëve si një veprimtari trafiku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›