E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit, në bulevard. Nishani nuk ngjit dot shkallët

Share

Ceremonia e inaugurimit të presidentit, një traditë e nisur në vitin 2002 kur Alfred Moisiu u bë president, do të zhvillohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Burime nga Protokolli i Shtetit i thanë gazetës Tema se shkaku kryesor për këtë është fakti që presidenti i zgjedhur nuk ngjit dot shkallët dhe nuk mund të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku janë bërë dy ceremonitë e fundit.

Problemi kryesor për Protokollin e Shtetit tani është lista me 500 të ftuar dhe vendi ku duhet të rrinë ata në bulevard. Po ashtu po merren masa për një dekor të ri dhe ndryshim të disa riteve të ceremonisë tradicionale siç është parakalimi i Presidentit para Gardës së Nderit të Republikës apo gjuajtja me top në momentin e dorëzimit të mandatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›