E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Mandatin e ardhshëm në qeverinë e Berishës do ketë 30 % gra

Share

Unë e kam marrë me vete vajzën time, sikurse e kam marrë me vete gjithmonë kur ishte e vogël në takimet politike. Dhe tani që ajo ka mbaruar studimet dua që ajo të përfshihet, të kuptojë çështjet e të drejtave të grave

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte sot në Drenovë në një takim me gra dhe vajza për promovimin e të drejtave dhe rolit të tyre vendimmarrje, si një faktor zhvillimi për shoqërinë dhe vendin.

Unë besoj fort se sa më të shkolluara, sa më të fuqishme ekonomikisht të jenë gratë aq më e zhvilluar është shoqëria. Sa më shumë ecin në karrierë gratë dhe vajzat aq më mirë i bëhet vendit. Ne jemi të barabarta, ne duhet të jemi të barabarta!, tha Kryetarja e Kuvendit.

Ju  jeni sot këtu dhe unë jam Kryetare  e Parlamentit  për një arsye shumë të thjeshtë: nënat, gjyshet, stërgjyshet tona na kanë rritur, na kanë edukuar në mënyrë të tillë  që ne të mësojmë, që ne të edukohemi, që ne të punojmë fort, që ne të luftojmë dhe të mos dorëzohemi kurrë! tha Topalli.

Topalli tha se vetëm nënës i dridhet zemra kur është sëmurë. Po babait?

Ne jemi gjysma e shoqërisë dhe i shërbejmë gjithkujt pa kushtëzim, pa ia përmendur askujt. Kush rri zgjuar 24 orë në 24?! Kujt i dridhet zemra kur fëmija është sëmurë?! Vetëm nënës.

Unë e kam marrë me vete vajzën time, sikurse e kam marrë me vete gjithmonë kur ishte e vogël në takimet politike. Dhe tani që ajo ka mbaruar studimet dua që ajo të përfshihet, të kuptojë çështjet e të drejtave të grave. Dua që edhe çdo bijë e juaja të përfshihet, të angazhohet, të përballojë, të luftojë me një besim të madh, sepse gruaja nuk dorëzohet.

Duke u ndalur në rolin shumë të rëndësishëm që gruaja mund të luajë në vendimmarrje, Kryetarja e Kuvendit tha se do të bëjë çdo gjë që në mandatin e ardhshëm 30% e kabinetit qeveritar të jenë gra.

Në mandatin e ardhshëm unë do të dëshiroja shumë që mbi 30% në kabinetin  qeveritar të Kryeministrit Berisha të jenë gra, sepse ato janë të vërteta, sepse është çështje e të drejtave të njeriut. Të jenë gra, sepse janë më pak të korruptuara; të jenë gra, sepse e meritojnë, e duan sinqerisht vendin e tyre, janë të përkushtuara  dhe punojnë shumë e me pasion, ashtu si nënat tona!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›