Berisha: Përmendore për ushtarët amerikanë të rënë në Shqipëri gjatë LDB
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një kërkese të shoqatës së veteranëve të Bostonit në SHBA, kërkoi sot nga Ministria e Mbrojtjes vendosjen e një përmendoreje në nderim të të rënëve amerikanë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Shqipëria duhet të vendosë një përmendore për amerikanët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Shumica e tyre kanë qenë shqiptaro- amerikanë, prandaj, duke e parë me pozitivitet këtë kërkesë, duke e vlerësuar si detyrim, ata kanë dërguar dhe listën e tyre", tha Kreu i Qeverisë.
"Duhet të ngremë një përmendore në nderim të kujtimit të tyre, të vlerës së tyre. Kanë rënë në Shqipëri për t’u bërë të pavdekshëm, për të jetuar gjithmonë në memorien e kombit shqiptar dhe kombit amerikan", u shpreh Kryeministri Berisha.
(m.a/BalkanWeb)