Greva për pronat në ditën e tetë, dy grevistë në gjendje të rëndë
TIRANE- Vijon greva e urisë e 14 familjeve, të cilat u nxorën jashtë banesave nga Përmbarimi, në rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet. Në grevë aktualisht janë 10 banorë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se në gjendje të rëndë janë grevistët Ramazan Lile dhe Amela Alija, të cilët pritet të dërgohen në spital për trajtim mjekësor.
Banorët kanë deklaruar se kërkojnë ndërhyrjen e shtetit në këtë situatë, sepse shumë prej tyre nuk kanë ku të strehohen, pasi nuk kanë vendbanime.
Familjet janë vizituar pak ditë më parë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u ka ofruar ndihmë për strehim. Kryebashkiaku i siguroi qytetarët se bashkia do tu mundësojë sistemimin e menjëhershëm në banesa me qira, derisa të ketë mundësi t'i sistemojë me 3 programet për strehim: banesat sociale, kreditë e buta ose bonusi i qerasë që ofron Bashkia e Tiranës.
(er.nu/BalkanWeb)