Zannier: Të shqetësuar për klimën e rëndë zgjedhore, kujdes nacionalizmin

Vjenë- Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim është e gatshme të rrisë shqyrtimin e saj të zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë më 23 qershor për shkak të shqetësimit në lidhje me klimën politike në vend.
“Ne jemi duke parë me shenja shqetësimi konfliktin politik në rritje dhe ne jemi në pritje të një procesi tejet konkurrues elektoral në një klimë të vështirë,” tha sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier për agjensinë e lajmeve ANSA.
“OSBE-ja mund të dërgojë më shumë vëzhgues në Tiranë “në një mision shumë më të gjerë të zgjedhjeve”,-tha Zannier.
“Ekziston shqetësimi se zhvillimet atje mund të minojnë stabilitetin e gjithë rajonit. Ne shpresojmë se nuk do të ketë nacionalizëm të tepruar që mund të krijojë elemente të destabilitetit në rajon”, tha ai duke theksuar se OSBE-ja ka investuar aq shumë në Shqipëri”.
Pas bisedimeve me kreun e Partisë Socialiste shqiptare Edi Ramën javën e kaluar, Zannier tha se ai shpresonte se zgjedhjet e ardhshme do të kontribuojnë për zhvillimin e ndërveprimit konstruktiv mes forcave politike shqiptare dhe forcimin e qeverisjes demokratike.
“Unë do të doja të theksoj se unë pres që të gjitha palët do të kontribuojnë për të sjellë shkallën e pritshme të legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor,” tha ai në takimin me liderin socialist.