E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Plan veprimi për reformën në shëndetësi

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar një plan veprimi për reformën në shëndetësi. Kreu i qeverisë theksoi se duhen marrë masa për zhdukjen e korrupsionit në sistemin shëndetësor. "Duhet të gjejmë dhe të vëmë në zbatim të gjitha mënyrat, sesi ta nxjerrim sistemin shëndetësor jashtë korrupsionit. T'i rikthejmë dinjitetin këtij misioni të rëndësishëm, misionit të mjekut. Krahas përcaktimit të procedurave antikorruptive duhet të inkurajojmë dhe rritjen e rrogave në shëndetësi", u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë theksoi se do të merret çdo lloj mase agrsive për të mos pasur korrupsion në shëndetësi.
Deklarata e Berishës u bë në mbledhjen e radhës e Task Forcës për reformën në shëndetësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›