Nxirret kufoma e gjendur në Liqenin Artificial

Nxirret në breg kufoma e gjendur në Liqenin Artificial. Trupi i nxorr nga polumbarët dhe ishte i padekompuzuar. Kufoma i përket një femre, mosha dhe identiteti i së cilës nuk dihet.
Dyshohet se gruaja është vetëmbytur. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po bën hetimet përkatëse.
Viktima është parë nga kalimtarë të rastit.