Tiranë, pranga 4 personave për trafik droge

Policia e Tiranës arrestoi katër persona për trafik lëndësh narkotike.
Në kuadër të operacionit "Baçia" të zhvilluar përgjatë orëve të vona të mbrëmshme nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve, u realizua kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasve, Armando Sianin Canaj, 33 vjeç, Jetnor Luan Ademi, 24 vjeç, Alban Hajredin Demiraj, 28 vjeç dhe Endri Bardhyl Avdyli, 26 vjeç. Ata akuzohen edhe për prodhim të lënfëve narkotike.
Pas kapjes këtij grupi iu sekuestruan 250 doza lëndë pluhur të llojit heroinë dhe 0.5 gr. kokainë,4 automjete dhe 7 telefona celularë të llojeve të ndryshme .