Muhedini Duhet bashkim ndasite ia ulin autoritetin ceshtjes
Partia per Drejtesi dhe Integrim publikoi dje nismen Miqte e Camerise pas kthimit te kryetarit te kesaj partie Tahir Muhedinit nga nje vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por bashke me shpalljen e kesaj nisme e cila ka si qellim bashkerendimin e punes te sa me shume aktoreve ne Shqiperi dhe SHBA per zgjidhjen e ceshtjes came kryetari i PDI-se deklaroi se ka ardhur koha qe te gjitha partite te cilat po kontribuojne per ceshtjen came te bashkohen. Duke e quajtur bashkimin si rrugen me te mire per plotesimin e interesave te popullsise came ne vend Muhedini beri nje ftese bashkepunimi per Partine per Drejtesi dhe Unitet te drejtuar nga deputeti Shpetim Idrizi. Sipas tij krijimi i dy partive came po harxhon energji dhe po ul autoritetin e nje ceshtjeje te rendesishme sic eshte ajo came. Ne kemi qene te gjithe bashke por kemi 7-8 muaj qe jemi te ndare. Eumlshte krijuar kjo force e re. Une mendoj qe ne po harxhojme energji te dyja forcat ndoshta edhe pa dashje dhe po i bejme nje dem komunitetit cam drejt ceshtjes madhore te ceshtjes came duke i ulur autoritetin. Mendoj qe patjeter duhet te kemi nje force politike sic e kam thene edhe here tjeter. Ne duhet te kemi nje force politike dhe nje shoqate dhe kjo duhet te behet ne menyre institucionale deklaroi ne nje konference per shtyp te mbajtur dje kryetari i PDI-se Tahir Muhedini. Nga ana tjeter ai theksoi se dyzimi i vizitave ne SHBA dhe takimet qe zhvilluan me kongresmene dhe senatore perfaqesuesit e PDU-se pershendeteshin nga ana e tij sepse mbronin ceshtjen came ndonese keto takime kishin ardhur pas atyre qe kishte zhvilluar PDI. Por duke folur per rendesine qe kishte hartimi i nje rezolute per ceshtjen came nga ana e Senatit amerikan Tahir Muhedini theksoi se ishte e udhes qe edhe Parlamenti shqiptar te miratonte nje rezolute per sa u perket te drejtave te popullsise came. Sipas tij dy deputetet came ne Parlament Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kishin mundesine qe te lobonin dhe ta benin realitet kete rezolute. Per sa i perket rezolutes ne Parlamentin shqiptar me mire do te ishte te flisnin dy deputetet came ne Kuvendin e Shqiperise dhe e mire do te ishte qe keta dy deputete te merreshin me futjen e rezolutes ne rendin e dites se sa te merren me gjera vogelsira qe nuk vlejne per ceshtjen came theksoi Muhedini ne lidhje me interesimin e mediave per ceshtjen e rezolutes came. Kryetari i PDI-se ne konferencen per shtyp deklaroi gjithashtu se se shpejti PDI do te organizonte aktivitete te perbashketa me Federaten Panshqiptare Vatra dhe Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan per ceshtjen came.