E Diel, 1 Nëntor 2026

Bushati Transparence edhe mbi gjyqesorin dhe Prokurorine

Interviste Flet deputeti socialist BE mund te vere kritere te tjera per qeverine

Korrupsioni eshte pervijuar tanime si embleme e qeverise shqiptare duke u prirur te percaktoje edhe imazhin e vendit ne teresi. Si dukuri qe po merr permasa shqetesuese ajo ka ngritur dilema jo vetem mbi procesin e integrimit dhe cilesise se qeverisjes por edhe ne raportin mes qytetarit dhe shtetit. Deputeti socialist Ditmir Bushati flet ne kete interviste per gazeten Shqip per vendosmerine e opozites socialiste jo vetem per te bere transparence por edhe per te ofruar nje model dhe moral te ri qeverises. Sipas tij publiku duhet te zbardhe jo vetem raportin e qeveritareve me ligjin por edhe ate te nepunesve dhe atyre qe jane pjese e pushteteve te tjera si Prokuroria dhe sistemi i drejtesise ku Bushati veren nje perkeqesim te koeficientit profesional. Ne vetvete realiteti politik dhe institucional i Shqiperise veteperkufizohet si pengese serioze ne te gjitha angazhimet e vendit drejt BE-se per te cilat brenda vitit do te kete vendime konkrete.

Z. Bushati ka disa muaj qe PS ka nisur nje seri sulmesh dhe akuzash ndaj disa ministrave prej te cilave mund te thuhet se pervijohet ideja e nje qeverie qe nuk ka me vetem probleme politike por edhe me ligjin. A eshte kjo transparence apo nje menyre presioni per perfitim politik meqenese mund te mendohet se jo gjithcka eshte zbuluar

Situata e tanishme eshte pasoje e deformimit te vullnetit popullor ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe te faktit qe koalicioni qe u ngjiz me pas PD-LSI ishte nje koalicion qe percaktoi sinoret e tij por jo vizionin dhe ambicien per te ndertuar Shqiperine Europiane. Nje qeverisje qe nuk buron nga nje proces demokratik i legjitimuar sipas vullnetit te sovranit i ka gjasat qe te kthehet ne nje tirani korruptive dhe pengese kryesore per zhvillimin e vendit. Pikerisht kjo eshte arsyeja se perse kjo qeverisje e degraduar nga pikepamja ligjore morale dhe programore po ngjason me nje oborr familjar qe dirigjohet nga sundimtari ku pasurite publike dhe pronat e shqiptareve jane perqendruar ne nje grusht njerezish qe here shfaqen si kliente te oborrit te sundimtarit e here si sherbetore te ketij oborri te lidhur me mafien dhe krimin e organizuar. Natyrisht qe sherbetoret ndajne rolet me njeri-tjetrin ne funksion te mbreterimit te oborrit. Disa duke miratuar kontrata te majme apo koncesione me kliente dhe te aferm te oborrit ndersa te tjere duke legalizuar tiranine korruptive permes miratimit te ligjeve. Te tjereve nuk i mbetet gje vecse te specializohen si shares profesioniste duke ndotur foltoret publike. Perballe ketij regjimi partikularist ku te mirat publike jane perqendruar ne duart e nje grushti njerezish te oborrit te sundimtarit transparenca e qeverisjes duke i ekspozuar shqiptareve shembuj prova fakte konkrete te kapjes se shtetit per interesat e pushtetit ne dem te ekonomise kombetare e te ardhmerise te familjeve shqiptare eshte vetem hapi i pare drejt rivendosjes se sigurise juridike ne marredheniet shoqerore. Si opozite jemi te angazhuar seriozisht per ti dhene fund legalizimit te tiranise korruptive qe pushton tregun duke injoruar shtetin e se drejtes e njekohesisht duke i krijuar kushte vetem klienteve te oborrit qe te shtien ne dore cdo pasuri te shenjestruar ku ka mundesi zhvillimi. Sot me shume se kurre koncepti i shoqerise se hapur qe aspirojme te ndertojme bazuar ne ofrimin e mundesive te barabarta per te gjithe eshte seriozisht i kercenuar. Ne progresistet besojme te forca krijuese si vlere individuale qe nese shperblehet ne menyre te drejte dhe eshte e mbrojtur me ligj kthehet si sherbim per te gjithe shoqerine. Per kete arsye duhet ti ofrojme shqiptareve nje model dhe moral te ri qeverises qe bazohet tek etika ndaj funksionit publik transparenca ne vendimmarrje dhe drejtesia.

Ditet e fundit kane dale ne drite disa te dhena qe e lidhin familjen e ministres se Integrimit ne biznes me te kerkuar nderkombetare te cilet i perkasin organizates mafioze Sacra Corona Unita. A mendoni ju se hetimi i personit ne fjale do te coje ne nje kerkese per pyetje te ministres

Per fat te keq ministrja e Integrimit Europian nuk ka arritur te kuptoje dot se ankorimi i Shqiperise ne rrjedhat e proceseve integruese nuk eshte nje operacion kozmetik i siperfaqshem por nje proces transformativ qe kerkon nje bisturi me teh te mprehte duke garantuar para se gjithash perqafimin e standardeve europiane ne jeten e perditshme. Nuk me takon mua te them nese procesi hetimor i nisur ndaj perfaqesuesve te Sacra Corona Unita do te perfshije ministren e Integrimit Europian pasi kjo eshte nje ceshtje qe i perket vetem organeve hetimore. Megjithate dua te nenvizoj se mbrojtja e personazheve te akuzuar si pjesetare te organizatave mafioze nga Majlinda Bregu ne foltoren e Ministrise se Integrimit Europian e vendosur midis flamurit shqiptar dhe atij europian ishte nje perdhosje per taksapaguesit shqiptare dhe vete BE-ne. Sherbimi i vetem qe mund ti beje shoqerise dhe vendit ne keto momente delikate per procesin e integrimit europian Majlinda Bregu eshte nenshkrimi i doreheqjes se saj nga funksioni publik. Ne te kundert nuk duhet te cuditemi nese partneret europiane krahas mungeses se reformave te nevojshme per marrjen e statusit te vendit kandidat dhe kultures se pandeshkueshmerise do te na vene ne dukje edhe faktin se Shqiperia duhet te aplikoje kritere te tjera per pjesemarrjen ne qeveri per ministrat dhe jo vetem ato qe kane te bejne me lidhjet apo historite e tyre me aferat korruptive dhe krimin e organizuar.

Ne keto kushte kur PS ka nismen politike dhe ruan bagazhin e akuzave dhe fakteve a do te ishte me vend qe ju te pranonit idene e Kryeministrit per kufizimin e imunitetit meqenese keshtu hapet rruga e hetimit

Ne respekt te inteligjences se lexuesit te gazetes suaj me lejoni tiu kujtoj qe edhe ne rastet kur Kuvendi eshte detyruar nga presioni publik e nderkombetar per te hequr imunitetin e ministrave Mediu e Basha serish procesi hetimor e gjyqesor eshte zhvilluar nen trysnine e pushtetit ndaj disa magjistrateve me te kaluar te dyshimte te cilet duhet te vendosen nen nje mbikeqyrje te rrepte publike. Sali Berisha asnje here nuk e pranoi kete standard pasi shpenzoi energji per te minimizuar dicka nga kjo njolle e pashlyeshme qe pasqyrohet ne cdo raport nderkombetar per Shqiperine. Kufizimi i imunitetit nuk mund te konsiderohet vetem nje proces procedural e as ligjor por shprehje e vullnetit politik per tu ndare me kulturen e pandeshkueshmerise qe instaloi Sali Berisha ne Shqiperi. Me shume se sa per spekulime kemi nevoje per veprime konkrete qe kane te bejne me aplikimin e parimit te barazise para ligjit per te gjithe pavaresisht nga statusi ne shoqeri apo oborr dhe vetepezullimin e ushtrimit te funksionit publik ne rastet kur kemi nje akuze publike te formuar nga organi i akuzes.

Si mund te dilet nga ky rreth vicioz i akuzave dhe kunderakuzave dhe ne fund askush nuk shpallet i fajshem apo i pafajshem per sa kohe prokuroria duket se ka zgjedhur te mos veproje

Ndaj te njejtin shqetesim qytetar me ju per sa i perket apatise se institucioneve te drejtesise. Madje do te thoja qe vitet e fundit vihet re nje perkeqesim i koeficientit profesional ne keto institucione te cilat po vendosen ne sherbim te pushtetit. Procesi i transparences dhe mbikeqyrjes se publikut duhet te shtrihet edhe mbi perfaqesues te ketyre institucioneve per te kuptuar dinamiken e fenomenit te njehsimit te shtetit me pushtetin. Procesi i transparences duhet te kete nje efekt spirale qe prek te gjitha qelizat e shtetit duke depertuar ne zemer te tij.

Si njohes i procesit te integrimit europian a mendoni se situata e tanishme rrezikon marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE nga ana e vendit tone dhe fillimin e bisedimeve per anetaresim

Pervec situates politike peshe te rendesishme ne vleresimin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet me 10 nentor 2010 do te kete sundimi i se drejtes reforma ne sistemin e drejtesise lufta kunder korrupsionit krimit te organizuar dhe trafiqeve liria e medias reforma ne administraten publike te drejtat pronesore si dhe adresimi nga ana e qeverise i te gjitha problematikave te identifikuara ne takimet e perbashketa BE-Shqiperi. Ne dijenine time Komisioni Europian dhe Vendet Anetare te BE-se ne unison kane shprehur shqetesimin per mungesen e reformave ne Shqiperi. Injorimi me kokefortesi i Rezolutes se Parlamentit Europian te 8 Korrikut 2010 e veshtireson situaten e Shqiperise ne raport me detyrimet qe burojne nga ky proces. Nuk deshiroj te bej Kasandren pasi askush nuk do te deshironte e as nxirrte perfitime nga nje note negative per sa i perket statusit te vendit kandidat. Kjo eshte nje ceshtje qe meriton te trajtohet me pergjegjesi kombetare pasi marrja e statusit te vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve per anetaresim eshte ne interesin e zhvillimit dhe demokratizimit te Shqiperise.

Ditet e fundit Franca Holanda dhe vende te tjera te BE-se jane shprehur skeptike mbi permbushjen e standardeve nga Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina per heqjen e regjimit te vizave A do te levizim lirisht brenda ketij viti edhe pas ketyre kundershtive te shprehura nga disa vende anetare te BE-se

Vendimmarrja mbi procesin e liberalizimit te vizave eshte ceshtje e rendesishme per publikun europian. Ndaj eshte normale qe te kete hezitime. Ne dijenine time keto vende por edhe te tjera ne mbledhjet e vendeve anetare te niveleve te ndryshme ne BE kane kerkuar nje kohe me te madhe per te analizuar progresin dhe vete raportin e Komisionit Europian per Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen. Si rrjedhim vendet anetare nuk kane rene dakord per ta perfshire si pike diskutimi te mundshme amendimin e rregullores Shengen per ne takimin e ministrave te Puneve te Brendshme dhe Drejtesise te BE-se qe do te mbahet ne muajin tetor. Vazhdoj te besoj se shqiptaret do te levizin lirisht ne zonen Shengen brenda fundit te ketij viti pasi kredibiliteti dhe koherenca e politikes se BE-se ne rajon do te cenohej nese do te kishte nje vonese ne lidhje me Shqiperine dhe Bosnje- Hercegovinen. Sikurse uroj qe Kosova te perfshihet me shpejtesi ne kete proces. Heqja e regjimit te vizave do te shenonte nje hap vendimtar per procesin e ribashkimit te kontinentit dhe do te ishte sinjali me i qarte i perspektives europiane per rajonin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›