Berisha Po ndertojme Europen ne Diber e ne gjithe Shqiperine
“Aleanca për Qytetarin” prezanton kandidatin e saj për kreun e Bashkisë në Peshkopi, Ilir Krosi. I pranishëm në këtë prezantim ka qenë edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Kandidati i mazhorancës, Ilir Krosi në fjalën e tij deklaroi se janë bërë një sërë investimesh në 4 vitet që shkuan, ndërsa premtoi rritje të investimeve në 4 vitet që vijnë.
“Së pari dëshiroj të përulem me nderim më të madh para jush, t’ju shpreh ju mirënjohjen me të thellë, për mbështetjen që ju dibranët dhe dibranet, i keni dhënë Partisë Demokratike që në fillimet e saj, në rrugën për liri. Jam këtu për të paraqitur kryetarin aktual dhe kryetarin e ardhshëm, Ilir Krosi, dhe t’ju garantoj se fitoren e tij dhe gjithë kandidatëve të mazhorancës, do ta kthejmë në sukses për çdo fshat, çdo komunë e qytet të Dibrës”, tha Kryeministri.
Ai premtoi ndërtimin e rrugës së Peshkopisë që e lidh atë me rrugën e Arbërit, po ashtu premtoi ndërtimin e ujësjellësit për qytetin e Peshkopisë. Kryeministri tha se Dibra, Peshkopia, çdo dit po shndërrohet në pikë të fuqishme, dhe lidhjet e saj me Tiranës, Prishtinën, e Shkupin po behën më të fuqishme. Një premtim tjetër i rëndësishëm i Kryeministrit, Sali Berisha, ishte investimi në arsim. Kryeministri tha se do të ndërtohet në Peshkopi një kampus universitar.
Kreu i qeverisë edhe në Dibër i kushtoi rëndësi fushës së bujqësisë dhe ka ftuar kryetarët e komunave dhe fermerët të mbjellin sa më shumë pemë.
“Ja dolëm të ngremë një Shqipëri, që kryeson rritje ekonomike dhe kjo flaë punës suaj dhe kontributit tuaj. Shqipëria është vend me pasuri të mahnitshme natyrore, nga vendet më të pasura në Europë me ujërat e saj të mrekullueshme, me minerale, vend ku toka është pjellore.Ne po ecim në një revolucion industrial, ne kemi dyfishuar eksportet. Sot në po ecim të siguritë drejt rrugës dixhitale. Dyfishuam rrogat e dhe dyfishuam numrin e studenteve. Shqipërinë e bëmë anëtare të NATO-s dhe sot lëvizim ët lirë në mbarë Europën”, tha Kryeministri.
Ai nënvizoi se shqiptarët janë ndoshta kombi më i vjetër i Europës, por izolimi i shkëputi atë nga bota e qyetaruar, por sot ne po ndërtojmë për çdo ditë Europën në Dibër, e në gjithë Shqipërinë.
“Ne jemi njerëz të guximit dhe në i shndërrojmë ëndërrtat tonë në realitet.”, tha kryeministri. Ai u bëri thirrje fermerëve të Dibrës se ata duhet të guxojnë të zgjerojnë sipërfaqet e mbjella. Premtoj se do ët mbështes fermerët e Dibrës në investimet e tyre. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria është kthyer në një destinacion kryesor të turizmit.
“Për këta të rrinj që nuk e kanë arritur kohën e etërve “të rrugës së vetmisë”, do tu tregoj se si punova 3 muaj në spitalin e Dibrës. Erdha këtu dhe punova 3 muaj, ndërtuam sallën e reaminiacionit, dhe në këtë kohë unë u dashurova me klimën e saj e me njerëzit. Por çdo ditë punoja me brengën në zemër, sepse ata që unë mjekoja në spital, ditën që dilnin nga spitali, më refuzonin recetën, sepse ata nuk i blinin dot ilaçet. Ato që merrnin në kooperativë nuk u mjaftonte as për bukën e gojës, kjo ishte rruga e vetme”, ka rrëfyer Kryeministri
I i bëri thirrje zoti Edi Rama,të mos i mundojë qytetarët me rrugën e vetmisë së madhe. “Asnjë qytetar nuk ndjek dot rrugën e vetmisë së madhe. Ndaj në zgjedhjet e 8 Majit duhet të dëshmojnë se jemi qytetar Europian”, tha Berisha.