E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami Politika e Rames favorizon Aleancen per Qytetarin

Sekretari i Çështjeve Zgjedhore në Partine Socialiste Kastriot Islami, parashikon reduktim të ndjeshëm të Partisë Socialiste në minibashkite e Tiranes, përkundër përpjekjes së tretë të selisë roze për të zhdukur LSI-në.

Në një analizë botuar në të përditshmen MAPO, Islami është mbështetur në rezultatet e zgjedhjeve të 2009-es. Penalizimi i PS sipas Islamit nis nga slogani e vetmja rrugë, sindromi i çadrës, bilbordet e liderit të buzëqeshur me një sfod flu me gra dhe sponsorizimi klientelist për të sulmuar perëndimin sa herë opozita kritikohet për lëvizjet e saj jashtë institucioneve. Islami nënvizon se retorika e ashpër e pamiratuar nga shqiptarët e ndërkombëtarët është një përvojë jo e suksesshme dhe një precedent i rrezikshme.

Faktorët qe do të ndikojnë në rezultat janë analiza e rezultateve të 2009-ës dhe projeksioni i tyre në 2011-ën, madhësia e LSI, e cila është para një testi nëse do të luajë kingmakerin, rolin përcaktues në ndërtimin e mazhorancës edhe në këto zgjedhje, si dhe pjesëmarrja në votime, e cila tradicionalisht në zgjedhjet vendore ka qenë e ulët.

Minibashkitë me shanse të sigurta fitoreje sipas Islamit janë 8 dhe dhjeta për demokratet dhe 5 për socialistët. Por ai vë në dukje se PD, i ka më të garantuara njësitë e saj, socialistet në njësinë e tyre bastion se 5. Kjo për shkak se rezultati në këtë njësi kësaj here do të varet nga performanca e LSI, LZHK e DDIU, në favor të aleancës për qytetarin dhe performanca e PBDNJ në favor të PS.

Mesatarisht e favorizuar “Aleanca për Qytetarin” edhe në njësitë bashkiake 6, 9, 10, ndërsa PS vetëm në njësinë 3, ku rezultati mund të përmbysej në favor të “Aleancës për Qytetarin” sipas performancës së tre aleatëve të saj të sipërpërmendur, por dhe në çmasë elektorati i PD do te konsolidohet pro kandidatit të LSI me prejardhje nga PS.

Me rezultat te ngushte e te diskutueshëm parashikohen nga Islami njësite 1 dhe 7, 2 dhe 4, ku votuesit do të ndikohen nga performanca e kandidateve për të marrë më shumë ose më pak vota se subjektet mbështetëse, si dhe nga performanca e LSI e LZHK dhe PBDNJ për kampet përkatëse. Në njësinë 7 mbetet për t’u parë dhe roli i PDIU, e cila garon me kandidatin e saj në këto zgjedhje.

Në mbyllje të kësaj analize Islami shikon se numri 9 i minibashkive të fituara në favor të PS mund të zvogëlohet, si një lajm i keq, por gati i sigurt për PS dhe kosto ndaj politikes radikale e përçarëse.  Raporti 9 me dy sipas tij do të përmbyset në 7 me 4, qe do të thotë përmbysja në 45-55% të rasteve, leksion tjetër i hidhur për të majtën e përçarë pas dështimeve në 2005 dhe 2009 dhe suksesit relativ të 2007-ës, sikundër thekson Islami. Ka dhe shumë arsye të tjera që do të ishin në themel të kësaj përmbysje që nuk do të ndodhte vetëm në 11 minibashkitë, theskon ai duke e lënë frazën të hapur për mendimin e lexuesit, lidhur me garën për Bashkinë e Tiranës, ku me sa duket sekretari Socialist i Çështjeve zgjedhore ka vënë në pikëpyetje edhe Edi Ramën.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›