E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Realitetet tona vendore, rrugë zhvillimi

Kandidati për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka prezantuar sot planin e tij për të ardhmen e qytetit.

Në prezantim ishte i pranishëm edhe kryetari i PS-së Edi Rama i cili ka theksuar se plani nuk është një premtim elektoral por është i bazuar në argumenta zhvillimi.
 

“Hendeku i rrugës sonë dhe rrugës së Saliut është i madh dhe diferenca në modelet e zhvillimit është e thellë” theksoi Rama duke shtuar se qytetarët duhet të shohin përtej kufijve që ia lejon sot realiteti.
 

“Berisha sorrollatet nëpër Shqipëri duke theksuar se është krenar për asfaltimin e disa bashkive dhe komunave. Realitetet e tyre tregojnë se pse nuk duhen votuar” theksoi më tej Rama duke shtuar se realitetet vendore të koalicionit “aleanca për të ardhmen” janë rrugë zhvillimi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›