Berisha Porto Romano hiqet nga harta e listes se ndotjeve
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e përfundimit të punimeve për ngritjen e një Landfilli të mbetjeve kimike në zonën e Porto Romanos në Durrës. Ky landfill synon të kontrollojë situatën mjedisore në këtë vend grumbullimi të mbetjeve kimike, i cili do të reduktoje rrezikun ndaj shëndetit dhe mjedisit që ka ardhur nga administrimi i deritanishëm i zonës së kontaminuar.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të përfundimit të punimeve, ishin ministri i Mjedisit Fatmir Mediu si dhe përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri.
Kreu i qeverisë tha se falë donatorëve të huaj dhe angazhimit serioz të qeverisë shqiptare, mbyllet zona e pestë më e rrezikshme duke e larguar njëherë e përgjithnjë nga harta e listës së ndotjeve Porto Romanon si dhe duke e kthyer atë në një zonë të rëndësishme urbane.
Teksa tha se ambiciet për të arritur standardet më të larta si kusht për shëndetin mbeten prioritare, Berisha u ndal në situatën në zonat bregdetare, ku e cilësoi si të patolerushme derdhjen e ujërave të zeza në det.
Më tej kreu i qeverisë tha se Shqipëria po ecën drejt një revolucioni të rëndësishëm industrial, ku çështja e mjedisit mbetet angazhimi me serioz i qeverisë.
Projekti i hartuar nga kompania italiane ERM, kap vlerën e 228 milion lekë të reja, merr përsipër shndërrimin e Porto Romanos në një landfill. Ky projekt përfshin një zonë prej rreth 4 hektarë në total dhe në një sipërfaqe prej 14 mijë metra katrorë është ndërtuar kapsula e izolimit të materialeve dhe lëndëve që vijnë nga katër zona të nxehta.
Zonat e nxehta janë cilësuar, Zona e squfurit, zona e lindanit, zona e hedhurinave dhe zona e depozitimit të hedhurinave. Pikërisht këto zona, pas shembjes dhe grumbullimit të materialeve do të futen në kapsulën e izolimit, e cila mendohet që me parametrat e ndërtimit të saj, të mos përbëjë më rrezik ndotje për zonën e Porto Romanos