E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ekzekutohet 25 vjecari

Një 25 vjeçar është ekzekutuar me një plumb në zemër ndërsa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip Ford në aksin e quajtur Rruga e Re të qytetit të Vlorës.

Sipas policisë vendase, Altin Nelaj 25 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të cilët tashmë janë të identifikuar nga uniformat blu dhe po ndiqen për t’u arrestuar.

Nuk dihet ende motivi vrasjes së këtij të riu, por pritet që Drejtoria e Policisë së Vlorës të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›