Berisha: Posterat për vdekjen time u vunë nga Rama
Kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të shpërndarë për mediat me mesazh, ka kërkuar lirimin e katër të rinjve që u arrestuan pse vendosnin postera ku lajmërohej vdekja e tij. Edhe pse të rinjtë janë liruar, duket se qëllimi i njoftimit të Berishës ka qenë që të tregojë se posterat i ka vënë Rama.
Në fakt nuk shprehin aspak qëndrimin e tyre personal ndaj kryeministrit, por ishin thjeshtë përsëritja e radhës së sindromat obsesiv mortor të skenaristit të tyre z.Edi Rama që ushqen dhe ngushëllon veten e tij duke imagjinuar fatkeqësi të kundërshtarëve të tij, thuhet në mesazhin e Berishës.