E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kundër policisë, liron të rinjtë e arrestuar pse vendosën postera kundër Berishës

Përkundër akuzave te forta te policisë, prokuroria ka liruar katër aktivistet e lëvizjes Rinia Aktive, të cilët u prangosen natën duke u gdhire e marta, teksa po ngjitnin ne mure postera kundër kryeministrit Berisha, ku ne mënyrë ironike njoftonin ndarjen e tij nga jeta. Pasi kane qëndruar rreth 35 ore ne qelitë e paraburgimit te komisariatit numër 3, aktivistet, mes te cilëve edhe Geraldo Durda qe humbi vëllanë 7-vjeçar ne tragjedinë e Gërdecit, u lejuan te kthehen ne shtëpi. Vendimi i lirimit ne fakt u mor nga organi i akuzës, duke rrezuar pretendimet e policinë. Një nga te rinjtë tregon përmbajtjen e posterit qe iu kushtoi shume ore paraburgim. Por te rinjtë janë shprehur se do te vazhdojnë protestat e tyre. Me herët, lidhur me ndalimin e djalit te saj reagoi edhe Zamira Durda nena e 17-vjeçarit Gerlado Durda. Paraditen e te mërkurës, para komisariatit numër 3 protestuan edhe aktiviste te tjerë te lëvizjes Rinia Aktive, te cilët kërkuan lirimin e bashkëmoshatarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›