Berisha nëTV5Monde: Postin ma heq vetëm vota e shqipëtarëve
Nga studio televizive franceze "TV5Monde" Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar opozitën si bllokuese të proçesit të integrimit por pa përmendur akuzat drejtuar selisë rozë për ngjarjet e 21 janarit .
"Ne fakt, gjatë dy vjetëve opozita ka bërë gjithçka për të bllokuar proçesin e integrimit duke menduar se kjo është mënyra më e mirë për të dëmtuar qeverinë dhe për të ardhur sa më shpejt të jetë e mundur në pushtet, por me këtë opozita përgatiti një disfatë ekzemplare në zgjedhjet lokale në muajin maj ku pati 12 përqind më pak vota se mazhoranca"
Pyetjes së gazetarit nëse në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme , Berisha do të përfaqësohet sërish si kreyministër, Kreu i ekzekutivit përgjigjet:
-"Unë do të vazhdoj deri kur shqiptarët nuk do të më votojnë më, dhe atëhere unë do ta respektoj vullentin e tyre. Unë bëj gjithçka për të avancuar reformat, pr të avancuar projektin kryesor të kombit tim, atë të integrimit evropian. Nga ana tjetër opozita tani është kthyer në Parlament. Unë kisha premtuar çdo ditë gjatë ketyre viteve që ata ta hartonin vetë ligjin elektoral duke marrë edhe mendimin e komisionit të Venecias dhe të OSBE-se, dhe se unë do ta votoja pa asnjë kusht ; dhe ata pranuan”-deklaroi ai.
Berisha i ka prezantuar publikut francez panoramën e një Shqipërie turistike. Sipas tij, turizmi ka shënuar bumin më të madh që vendi ka njohur ndonjëherë, ku verën e kaluar reth 4 milion vizitor të huaj kanë shkelur në Shqipëri. Shqipëria, sipas tij është një udhëtim ëndrrash sepse ka bregdet, klimë dhe gastonomi të jashtëzakonshme.