Itali, arrestohen dy shqiptarë me 15 drogë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi iu sekuestruan 15 kilogramë heroinë. Operacioni të cilën mediat italiane e kanë vlerësuar si "sekuestrimin më të madh të drogës", u bë në San Benedetto del Tronto. Nuk dihen emrat e shqiptarëve të arrestuar nga karabinierët italianë. Vlera e drogës që iu kap dy shtetasve shqiptarë kap vlerën e 200 mijë eurove.